SHT05252013

Perditesimi i fundit04:07:08 MD

Back Kulturë Kulture Ministria e Kulturës refuzon edhe katër manifestime për 100 Vjetorin

Ministria e Kulturës refuzon edhe katër manifestime për 100 Vjetorin

  • PDF

Edhe pse Parlamenti i Maqedonisë pas shumë debateve të ashpra arrin që të miratojë disa përvjetorë që kujtojnë ngjarjet historike që kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë, Ministria e Kulturës nuk u jep atyre asnjë denarë për ti shënuar ato. Loja që zhvillon Parlamenti dhe Ministria e Kulturës ka katër vjet që ka nisur dhe nuk dihet se kur do të përfundojë.

 

Katër data të rëndësishme historike, për të cilat kishte aplikuar Shoqata e Historianëve Shqiptarë dhe që u miratuan me 30 mars të vitit 2012 nga Parlamenti i Maqedonisë janë refuzuar nga Ministria e Kulturës me pretekstin se Programi i kësaj Ministrie për vitin 2012 është miratuar që në vitin 2011.

Për Shoqatën e Historianëve këto vendime kundërthënëse  tregojnë se në Maqedoni parlamenti nuk ka asnjë rol të rëndësishëm. “Ligjvënësi , Parlamenti në çdo shtet  është akti më i lartë i shtetit, ndërsa  në Maqedoni del e kundërta. Në Maqedoni qeveria, ministritë dirigjojnë ligjvënësin, që do të thotë se ekzekutivi dirigjon ligjvënësin, pra kemi prishje të rendit kushtetues dhe  shtetëror”, thotë kryetari i SHHSHM-së, Skënder Hasani.  100 vjetori i bandës “Zana e Maleve”, 100 vjetori i ministrit të parë të mbrojtjes të shtetit shqiptar, Mehmet Pashë Deralla, 50 vjetori I “Jehonës” dhe 20 vjetori i Shoqatës së Historianëve shqiptarë të Maqedonisë janë katër datat e miratuara nga parlamenti i Maqedonisë më 30 mars dhe të refuzuara nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, me nënshkrimin e zëvendës ministrit të kulturës Dragan Nedeljkoviq, me arsyetimin se Programi i Ministrisë është miratuar më herët. Shoqata e historianëve, sipas procedurës ka aplikuar në ministrinë e kulturës për mbështetjen e këtyre datave, menjëherë pas miratimit të tyre nga ana e Parlamentit, ndërsa nga një kopje të aplikimeve e ka dorëzuar edhe tek Gazeta zyrtare, pasi vendimet e Parlamentit hynë në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare.

Me të njëjtin arsyetim Ministria e Kulturës i refuzoi Institutit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve shënimin e 100 vjetorit të flamurit.

Ndryshe nga përvjetorët e shqiptarëve të cilat Ministria e Kult urës i refuzon me arsyetime banale, që nuk kanë asnjë bazë ligjore, përvjetorët e maqedonasve dhe serbëve mbështeten me shuma të majme nga kjo ministri. Loja që zhvillon parlamenti dhe Ministria e Kulturës  ka katër vjet që ka nisur dhe nuk dihet se kur do të përfundojë.

Edhe pse Ministria e Kulturës nuk i mbështet këto data të rëndësishme, Shoqata e Historianëve do ti shënojë ata. Më 12 gusht do  të ketë një manifestim madhështor  që do të zgjasë gjatë gjithë ditës për ndër të 100 vjetorit të bandës së parë shqiptarë, “Zana e maleve”. Kjo bandë u krijua para 100 vjetëve nga Kolë Bojaxhiu, babai i nënë Terezës për të pritur kryengritësit që çliruan Shkupin. Me kërkesë të historianëve, Postat e Maqedonisë do të promovojnë një pullë postare me bandën “Zana e Maleve”. Po ashtu edhe datat e tjera do të shënohen në mënyra të ndryshme, ndërsa mbështetje historianët kanë marrë nga Komuna e Çairit dhe sponsor të tjerë.

Ka katër vjet që Parlamenti i Maqedonisë dhe Ministria e Kulturës luajnë ping -pong me data historike të shqiptarëve. Edhe pse Parlamenti i Maqedonisë pas shumë debateve të ashpra së pari në Komisionin për Kulturë në Parlament, e më pas në seanca, arrin që të miratojë disa përvjetorë që kujtojnë ngjarjet historike që kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë, Ministria e Kulturës nuk  u jep atyre asnjë denarë për ti shënuar ato përvjetorë.




Lajmet e funditTë rëndomta