Promovimi u bë në kuadër të konferencës ndërkombëtare të organizuar na ISPN, “Procesi i decentralizimit në Republiken e Maqedonisë: Çështjet kyçe, tendencat dhe zhvillimet në të ardhmen”.
Promovues i këtij teksti që flet për standardin jetësor të komunitetit shqiptar në RM ishte Dr. Gadaf Rexhepi, i cili theksoi rëndësinë e këtij punimi si pasqyrë e gjendjes reale të qytetarit shqiptar të Maqedonisë, të mjerimit si pasojë e diskriminimit institucional. Në këtë konetskt u theksua edhe rëndësia jetike e remitancave pprej vendeve perëndimore, që janë injeksion financiar në gjendjen e krizologjisë globale, përkundër të cilës njerëzit të gjejnë rrugën e ruajtjes ose përmirësimit të cilësisë së jetesës. Kjo për arsye se të gjithë njerëzit dëshirojnë të jetojnë në mënyrë të denjë, të kenë standard të mirë dhe të jenë të lumtur. Por realiteti social është ai i shtresëzimit social, i diversifikimit në kapital e pozita posht-lart, i distribuimit të benefiteve dhe privilegjeve nganjëherë edhe me bazë etnike.
Punimi shkencor i profesorëve Pajaziti, Abdullai dhe Aziri, ofron një pasqyrë analitike objektive-empirike, bazuar në indikatorë relevantë, lidhur me gjendjen dhe kushtet e jetës së një pjese të qytetarëve të Maqedonisë, të komunitetit shqiptar, i cili nga margina sociale kërkon që të bëhet pjesë e shoqërisë që duhet të jetësojë drejtësinë sociale (social justice). UEJL duke u bërë pjesë e shkencës tejteorike, duke u marrë me komunitetin këtu dhe tash, duke qenë kreativ, ndërmarrës, kozmopolit, vërteton tezën se ky universitet është në rrugë për të marrë epitetin “universitet i brezit të tretë” (3GU).
ISPN si një institucion i ri, në misionin e vet përfshin edhe veprimtarinë hulumtuese dhe botuese dhe në këtë drejtim gjithnjë do të jetë i gatshëm të kontribuojë në drejtim të shqyrtimit shkencor, të shfrytëzimit të know how-it intelektual dhe “kurimit” të problemeve sociale përmes metodave racionale. Besojmë se ky tekst trilingual, do t’u shërbejë instancave relevante që edhe një herë të kuptojnë e të konstatojnë gjendjen në bazë të një diskursi serioz dhe porosidhënës dhe të ndërmarrin masat për shoqërindërtim më efektiv! (INA)



