DIE05192013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Kulturë Kulture Piktori tetovar përfaqson Maqedoninë në koloni internacionale në BiH

Piktori tetovar përfaqson Maqedoninë në koloni internacionale në BiH

  • PDF

Piktori tetovar, Agron Saliu ka qenë pjesëmarrës në Koloninë Ndërkombëtare të Artistëvë 'Pocitelj', të 48-ën me rradhë në Pocitelj të Bosnje-Hercegovinës nga data 14 deri më 22 Korrik 2012. Ai ka marrë pjesë si përfaqësues i shtetit të Maqedonisë respektivisht shqiptarëve në këtë koloni.

"Përfaqësova Republikën e Maqedonisë, respektivisht shqiptaret në Koloninë Internacionale të Artistëve 'Pocitelj'", tha Saliu. 

Ky eveniment organizohet nga Shoqata e Artistëve të Bosnje-Hercegovinës dhe kanë marrë pjesë gjithsej 25 artistë nga Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Veprat e realizuara gjatë qëndrimit të artistëve në koloni do të ekspozohen për ditën e Pavarsisë së Bosnje-Hercegovinës në galerinë "Roman Petrovic" në Sarajevë. 

Pjesëmarrësit i ka nderuar me certifikata Mr.Doc. Admir Mujkic, kryetar i Shoqatës të Artistëve të Bosnje-Hercegovinës. /tetova1/




Lajmet e funditTë rëndomta