Nga BDI theksojnë se lideri i tyre Ali Ahmeti për festën e fundvitit do të jetë pranë familjes ku do të jetë një festë modeste. Edhe kreu i PDSH-së gjithashtu ka zgjedhur familjen dhe shoqërinë e ngushtë për të festuar festën e fundvitit, ndërsa në orët e mbrëmjes ai do ti bashkëngjitet për disa minuta koncertit festiv në sheshin “Iliria” në Tetovë. Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani gjithashtu ka preferuar familjen për të pritur ndërrimin e moteve, por do të jetë edhe festa me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij.
Krerët shtetëror si kryeministri Nikolla Gruevski, presidenti Gjorgje Ivanov dhe pjesa më e madhe e ministrave dhe deputetëve do të festojnë në shtëpi. Por, një pjesë e ministrave dhe deputetëve do të jenë pjesë festimeve nëpër lokalet e organizuara. (INA)



