SHT05252013

Perditesimi i fundit03:23:04 PD

Back Kulturë Kulture Politikanët në shtëpi për ndërrimin e moteve

Politikanët në shtëpi për ndërrimin e moteve

  • PDF

Politikanët dhe krerët shtetëror në Maqedoni festën e fundvitit kanë planifikuar ta presin pranë familjeve të tyre. Gati të gjithë liderët shqiptarë do të jenë në mesin e familjeve të ngushta për të pritur festën e Vitit të Ri.

 

Nga BDI theksojnë se lideri i tyre Ali Ahmeti për festën e fundvitit do të jetë pranë familjes ku do të jetë një festë modeste. Edhe kreu i PDSH-së gjithashtu ka zgjedhur familjen dhe shoqërinë e ngushtë për të festuar festën e fundvitit, ndërsa në orët e mbrëmjes ai do ti bashkëngjitet për disa minuta koncertit festiv në sheshin “Iliria” në Tetovë. Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani gjithashtu ka preferuar familjen për të pritur ndërrimin e moteve, por do të jetë edhe festa me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij.

Krerët shtetëror si kryeministri Nikolla Gruevski, presidenti Gjorgje Ivanov dhe pjesa më e madhe e ministrave dhe deputetëve do të festojnë në shtëpi. Por, një pjesë e ministrave dhe deputetëve do të jenë pjesë festimeve nëpër lokalet e organizuara. (INA)




Lajmet e funditTë rëndomta