MER05222013

Perditesimi i fundit12:34:14 PD

Back Kulturë Kulture Promovohet libri 'Ditari i Gani Lumës' nga autori Ismet Krosi

Promovohet libri 'Ditari i Gani Lumës' nga autori Ismet Krosi

  • PDF

Mbrëmë u promovua libri më i ri i autorit Ismet Jonuzi – Krosi , me titull “Ditari i Gani Lumës”, i cili paraqet një dorshkrim në formë ditari. Ky libër në vete përmban një varg ngjarjesh historike ne trevat lindore shqiptare, me theks të vecantë Tetovën me rrethinë gjatë shekullit të XX-të. 

 

"Ditari i Gani Lumës", është si një vitrinë e mbushur me plot ngjarje të shek. XX të ndodhura në Tetovë e më gjërë ku lexuesit mund të zgjedhin ç'të duan. Ka ngjarje tronditëse, vlerësime objektive, material të pasur arkivor, mbresa të gjalla jetësore, përvojë pune në arsim, vështirësi, arrestine e tortura nga sistemet e kohës, suksese të përshkruara me ndjenjë dhe realizëm që ndonjëher të trondit

Të pranishëm në këtë manifestim ishin shum figura letrare, kursë të pranishmëve iu drejtuan redaktori i librit, Prof.Dr Nebi Dervishi, si dhe recezenti Prof.Dr Fejzulla Shabani si dhe vet autori.

Në rolin e nikoqrit fjalë rasti mbajti i biri i Gani Lumës, z. ILir Luma i cili falenderoi të pranishmit, e në vecanti autorin z. Ismet Krosin për punën që ka bërë . 

Ky organizim u zhvillua në hapsirat e kafeterisë Ali Baba, e cila njëherit është edhe mbuluesi financiar për botimin dhe promovimin e librit.

Ndërsa promovimi u organizua nga Agjensioni për Evente Kulturore, që funksionon në kuadër të Youth4Youth dhe www.tetova1.com

 



Lajmet e funditTë rëndomta