"Ditari i Gani Lumës", është si një vitrinë e mbushur me plot ngjarje të shek. XX të ndodhura në Tetovë e më gjërë ku lexuesit mund të zgjedhin ç'të duan. Ka ngjarje tronditëse, vlerësime objektive, material të pasur arkivor, mbresa të gjalla jetësore, përvojë pune në arsim, vështirësi, arrestine e tortura nga sistemet e kohës, suksese të përshkruara me ndjenjë dhe realizëm që ndonjëher të trondit
Të pranishëm në këtë manifestim ishin shum figura letrare, kursë të pranishmëve iu drejtuan redaktori i librit, Prof.Dr Nebi Dervishi, si dhe recezenti Prof.Dr Fejzulla Shabani si dhe vet autori.
Në rolin e nikoqrit fjalë rasti mbajti i biri i Gani Lumës, z. ILir Luma i cili falenderoi të pranishmit, e në vecanti autorin z. Ismet Krosin për punën që ka bërë .
Ky organizim u zhvillua në hapsirat e kafeterisë Ali Baba, e cila njëherit është edhe mbuluesi financiar për botimin dhe promovimin e librit.
Ndërsa promovimi u organizua nga Agjensioni për Evente Kulturore, që funksionon në kuadër të Youth4Youth dhe www.tetova1.com



