Nga 10 për qind sa ka qenë para dy vitesh, përfaqësimi i shqiptarëve në administratën e presidentit Gjorgje Ivanov vitin e kaluar ka rënë në 6.8 për qind. Nga katër të punësuar në vitin 2011, sipas raportit të Avokatit të Popullit, në vitin 2012, aktualisht vetëm 3 shqiptarë janë të angazhuar në administratën profesionale të presidencës në vilën në Vodno, nga gjithsej 44 të punësuar, ku 38 apo 86.4 për qind janë maqedonas, një turk dhe dy vlleh. Edhe një serb i vetëm, i cili ka punuar në deri në vitin 2011, në raportin e vitit 2012 nuk figuron më. Tre shqiptarët e vetëm në presidencë janë në poste udhëheqëse, por edhe këtu ata përbëjnë 18.3 për qind nga gjithsej 16 udhëheqës. Pas largimit të një shqiptari të vetëm, i cili deri në vitin 2011 ka qenë i punësuar në pozicion joudhëheq dhe përbënte vetëm 3.8 për qind nga gjithsej 26 të punësuar, nuk është zëvendësuar përsëri me ndonjë shqiptarë.
Shqiptarët “non grata” në vilën Vodno
- 18 Qershor 2013
- TETOVA1
- Lexime: 387
Tentojnë ta vrasin pasi kërkoi paratë e vjedhura
- 18 Qershor 2013
- TETOVA1
- Lexime: 505
Policia e Kumanovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme personat A.K (32), F.L (66), H.L (25) dhe G.L (23) të gjithë nga fshati Nikushtak i Kumanovës. Ata akuzohen se A.K., ka bërë vepër penale “tentim për vrasje” dhe “përpunim, mbajtje dhe tregtim me armë dhe materiale shpërthyese”, kurse të tjerët akuzohen për “tentim në vrasje”.
Administratorët në shtëpi, Qeveria angazhon vullnetarë! (VIDEO)
- 18 Qershor 2013
- TETOVA1
- Lexime: 267
Derisa qindra administratorë shqiptar vazhdojnë të qëndrojnë me vite nëpër shtëpi në pritje të sistemimit nëpër institucione, Qeveria nëpërmjet një konkursi të shpallur dje ka vendosur të pranojë studentë-vullnetarë që do të angazhohen në institucione, kundrejt një pagese që do të sillet prej 4-4.500 denarë në muaj. Ky veprim i Qeverisë ka shkaktuar reagime të ndryshme. Deputetja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska thotë se ky akt i qeverisë nuk është gjë tjetër përveç se hipokrizi dhe diskriminim i qytetarëve. Sipas saj në këtë mënyrë do të formohen dy kategori të punësuarish në Qeveri, ata që nuk punojnë dhe marrin paga mujore, dhe ata që angazhohen dhe nuk paguhen.
'Makedonija Pat', invazion në Kërçovë dhe Dibër
- 18 Qershor 2013
- Autor: P.A.
- Lexime: 271
Ndërmarrja “Makedonija Pat” ka filluar punime intensive në Kërçovë. Punimet kanë filluar me asfaltimin e rrugës në fshatin Tuhin, duke ndërtuar rrugë në vlerë prej 15 milonë denarëve. Të mërkurën punimet do të vazhdojnë në rrugën Osllomej-Kërçovë,Fuere: Nuk ka datë për Maqedoninë në Samitin e BE
- 18 Qershor 2013
- Autor: P.A.
- Lexime: 158
Ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere ka theksuar se nuk do të ketë datë për Maqedoninë për fillimin e negociatave në Samitin e BE të këtij fundmuaji. “Kriza politike dhe mungesa e dialogut politik, por edhe mungesa e suksesit për të zbatuar reformat kyçe janë arsyet që Këshillit EvropianFD: Maqedonia pjesërisht demokratike
- 18 Qershor 2013
- Autor: P.A.
- Lexime: 108
Freedom House në raportin vjetor “Vendet në tranzicion 2013” shprehë vlerësime kritike për Maqedoninë dhe vendet e rajonit të Ballkanit. Maqedonia radhitet në vendet pjesërisht të lira, sa i përket luftës kundër korrupsionit, respektimit të lirisë së mediave dhe reformave, me vlerësimet prej 3,25 – 4,25. BFI: Ekzistojnë forca të errëta kundër islamit dhe shqiptarëve
- 17 Qershor 2013
- Autor: R.H.
- Lexime: 374
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFIM) të Maqedonisë Sulejman Rexhepi, tha se në Maqedoni akoma ekzistojnë forca të errëta të cilat punojnë kundër shqiptarëve dhe fesë Islame.Benzina dhe nafta ulen për 1 denarë
- 17 Qershor 2013
- Autor: R.H.
- Lexime: 102
Prej mesnatës së sotme, benzina dhe dizeli do të lirohen. Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që të ulë çmimet e tyre, për 1 denarë për litër.Nxënësit e mejtebit të Gllogjës, me sukses mbarojnë mësimin e Kur'anit
- 17 Qershor 2013
- Autor: R.H.
- Lexime: 257
Pas kalimit me rezultate të suksesshme të testimit nga ana e Bashkësisë Fetare Islame, Riaseti i Tetovës, 16 nxënës që ndjekin Mësim-Besimin Islam në mektebin e xhamisë të fshatit Gllogjë ju dha e drejta për organizimin e programit me rastin e përfundimit të leximit të Kuranit - Hatmes, si dhe të vazhdojnë më tej me punë. 


