MER05222013

Perditesimi i fundit09:56:32 MD

Back Lajme

Anashkalohen Tetova, Gostivari dhe Kërçova

  • PDF

altFushata për promovimin e shtetit si destinacion turistik “Hulumto Maqedoninë” e organizuar dhe financuar nga Qeveria ka anashkaluar përfshirjen e tre qyteteve më të mëdha shqiptare, atë të Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës.

Kulaçi VMRO e PDSH për Dollnenin?!

  • PDF

altFitorja e partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE në komunën e Dollnenit ka çmimin e vet. Por kjo ka çmim edhe për votat e caktuara shqiptare që siç u tha “u gjetën në koshin e VMRO-së”. 

Partneri shqiptar BDI disa herë drejtoi akuza në adresë të PDSH-së së Menduh Thaçit për kinse pazarllëk me VMRO-DPMNE, por kjo mbetet të shihet në praktikë? 

Tetova ende e 'bllokuar', LSDM-ja 'shpresë' për BDI

  • PDF

altKomuna e Tetovës akoma është pa kryesues këshilli, por nga Komuna kanë thënë se bisedimet mes këshilltarëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së po vazhdojë akoma.

Tetovë dhe Gostivar, për 5 muaj, 15 tentime për vetëvrasje

  • PDF

altFenomeni i vetëvrasjeve në Pollog shënon rritje alarmante në dy vitet e fundit. Nëse gjatë vitit të kaluar në Pollog ishin regjistruar 9 vetëvrasje, këtë vit vetëm për pesë muaj e parë numri ka shkuar në 10 vetëvrasje.

Maqedonia, shteti ku të rijnët nuk kanë punë

  • PDF

altNdërsa kriza ekonomike thellohet akoma më shumë, papunësia e të rijnve të Maqedonnisë sa vjen edhe rritet. Kështu papunësia mbetet një prej problemeve prezente dhe të pazgjidhur.

Gruevski i nervozuar me myslimanët pse askush s'ua pranon kishën!

  • PDF

altBFIM nëpërmjet myftiut të saj në Manastir ka dërguar kritika ndaj kryeministrit Gruevski dhe ndaj KOM-it, njfoton Kanal 5.  Sipas informacioneve të këtij televizioni, myftiu i Manastirit ka dorëzuar letër ku ka shkruar kritikat e tij. 

'Digjitalizimi', pranohen kërkesat e mediave nacionale (Video)

  • PDF

Nën presionin e opinionit, zyrtarizohet vendimi i ministrisë së shoqërisë informatike  për uljen e çmimeve me të cilat televizionet do të transmetojnë sinjal digjital. Operatori celular ONE uli çmimet për 36 për qind, ashtu siç premtoi ministria e shoqërisë informatike që është përgjegjëse për realizimin e këtij procesi.

Edhe Struga afër zgjedhjeve të parakohshme

  • PDF

altEdhe Struga, njëjtë si Tetova ka gjasa që të shkojë në zgjedhje të parakohshme për këshilltarë komune. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk ka arritur që të gjejë gjuhë të përbashkët me VMRO-ne dhe LSDM-në, të cilat së bashku fituan 11 këshilltarë.

BDI kritikon ashpër BDI-në për anashkalimin e dëshmorëve

  • PDF

altKritika të ashpra ndaj politikës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ndaj dëshmorëve dhe familjarëve të tyre, janë dëgjuar të dielën në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve Harun Aliu, Shaban Zenuni, Xhafer Shala dhe Qemal Fejzullahu.