PRE05242013

Perditesimi i fundit10:27:24 PD

Back Lajme

Edhe Struga afër zgjedhjeve të parakohshme

  • PDF

altEdhe Struga, njëjtë si Tetova ka gjasa që të shkojë në zgjedhje të parakohshme për këshilltarë komune. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk ka arritur që të gjejë gjuhë të përbashkët me VMRO-ne dhe LSDM-në, të cilat së bashku fituan 11 këshilltarë.

BDI kritikon ashpër BDI-në për anashkalimin e dëshmorëve

  • PDF

altKritika të ashpra ndaj politikës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ndaj dëshmorëve dhe familjarëve të tyre, janë dëgjuar të dielën në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve Harun Aliu, Shaban Zenuni, Xhafer Shala dhe Qemal Fejzullahu.

Luhatja e qeverisë karshi mediave

  • PDF

altQeveria tenton që me çdo kusht të përshpejtojë procedurën për miratimin e ligjit për mediat edhe pse kohë më parë paralajmëroi se për këtë çështje do të organizohen debate publike që vërejtjet e paraqitura në to më pas të përfshihen në propozimin e hartuar nga Ministria për shoqëri informatike. 

Pollog, 10 vetëvrasje për 5 muaj

  • PDF

altVetëm për 5 muaj 10 vetëvrasje në rajonin e Pollogut. Kjo shifër kalon për një më shumë numrin e përgjithshëm të vetëvrasjeve gjatë tërë vitit të kaluar. Kronologjia është si vijon: 4 në hapësirat e Gostivarit dhe 6 në hapësirat më të gjëra të Tetovës, gjegjësisht 1 vetëvrasje më shumë për dallim nga viti i plotë i 2012-s. 

BDI, VMRO dhe LSDSM legjitimuan politikat e diferencimit të Nevzat Bejtës në shkollat shqipe në Gostivar

  • PDF

altRilindja Demokratike Kombëtare në mbledhjen e dytë të Keshillit të komunës së Gostivarit nëpërmjet këshilltarëve të sajë demaskoi në menyrë të argumentuar diferencimin ideopolitik ndaj kundërshtarëve politik që udheheqësia aktuale e komunës së Gostivarit

VMRO themelon media në gjuhën shqipe?!

  • PDF

altNë Maqedoni ende në fillet e saja është një dukuri e re kur partia djathtiste në pushtet VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka nisë themelimin e mediave në gjuhën shqipe. Pas hapjes të versionit shqip të webportalit të tyre qendror “Kurir” këto ditë ka nisë me publikime të teksteve në shqip edhe javorja “Republika”

Bastoret në Tetovë po digjen qëllimisht!

  • PDF

altPolicia po heton nëse djegia e bastoreve në Tetovë ditëve të fundit është e qëllimshme ose është rastësi ajo që po ndodhë atje. Për tri javë janë djegur dy bastore, kurse ajo që i idhë të dy rastet është se bëhet fjalë për person ta maskuar i cili shfrytëzon “koktej molotovi” për në ndezur bastoret në kohën kur ata nuk punojnë.   

Dëshmitari: Rasti 'Monstër' është i montuar

  • PDF

altNë Gjykatën Themelore “Shkupi 1” po vazhdojnë seancat e dëshmive të dëshmitarëve të paraqitur për rastin “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Në seancën e djeshme ka dëshmuar vëllai i të akuzuarit kryesor për këtë vrasje, Alil Demiri nga Haraçina.

Digjitalizimi hyn në procedurë parlamentare, mediat kërkojnë garanci me shkrim (Video)

  • PDF

Digjitalizimi i televizioneve ka hyrë në procedurë kuvendore, ndonëse për procesin nuk ka konsensus nga të gjitha palët e involvuara. Përkundër paralajmërimeve të mediave se shpenzimet e reja – do të paraqesin goditje serioze për biznesin mediatik, megjithatë ndryshimet e Ligjit për radiodifuzion, me të cilat Qeveria dëshiron që prej një qershorit televizionet prej analoge të kalojnë në digjitale – mbërritën në Kuvend. Deputetët i dhanë dritë jeshile – ndryshimet e Ligjit të shqyrtohen në komisionin parlamentar për transport dhe lidhje. Ndryshimet miratohen me procedurë të shkurtër, ndërsa arsyet për hapin e këtillë të Qeverisë i sqaroi zëvendësministrja për Shoqëri Informatike, Marta Tomovska Arsovska.