PRE05242013

Perditesimi i fundit09:58:50 MD

Back Lajme Maqedoni 120 mijë qytetarë pa të drejtë vote

120 mijë qytetarë pa të drejtë vote

  • PDF

Mbi 120 mijë qytetarë nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, sepse kanë ende dokumente të vjetra.

 

“Pas azhurnimit të listave zgjedhore nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, mbi 120 mijë qytetarëve u rrezikohet e drejta e votës në zgjedhjet e ardhshme vendore, të cilat janë caktuar të mbahen në mars”, deklaroi nënkryetari i  Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Subhi Jakupi.

Sipas tij, organi përkatës nuk u merr kurrfarë të drejte qytetarëve, por vetëm respekton ligjin e Kodit Zgjedhor.

“Ne respektojmë Kodin Zgjedhorë, nenin 41, alinea 4, në të cilin thuhet se të gjithë shtetasit e Maqedonisë që kanë moshën madhore, gjegjësisht janë mbi 18 vjet, kanë të drejtën e votës. Ata duhet të kenë adresë të banimit në Republikën e Maqedonisë, por njëkohësisht dhe dokumente valide të identifikimit, pra letërnjoftime biometrike”, thekson Jakupi.

Ai u bën thirrje qytetarëve që brenda këtyre dy ditëve sa kanë mbetur, derisa të mbyllet lista zgjedhore, të pajisen me dokumente valide për të realizuar të drejtën zgjedhore.

“Ata që do t’i nxjerrin këto dokumente, të cilat do të jenë valide, do të jenë pjesë e regjistrit zgjedhor dhe ata duhet të paraqiten në qendrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të cilat janë në Republikën e Maqedonisë, të plotësojnë një formular që ne të mund t’i inkuadrojmë të jenë pjesë e regjistrit zgjedhor”, sqaron Jakupi.

Por, ekspertët juridikë thonë se pikërisht neni 55 i Kodit Zgjedhor është në kundërshtim me Kushtetutën dhe si i tillë duhet të shfuqizohet.

Adnan Jashari, ekspert juridik, konsideron se në asnjë mënyrë përmes ligjeve nuk duhet të kufizohet e drejta e votës dhe se dokumentet biometrike nuk duhet të jenë kusht për të drejtën zgjedhore. 




Lajmet e funditTë rëndomta