SHT05182013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Lajme Maqedoni Ambdylmenaf Bexheti së shpejti në politik

Ambdylmenaf Bexheti së shpejti në politik

  • PDF

Akademik, Abdulmenaf Bexheti pritet që së shpejti të kyçet aktivisht në politik, këtë gjë e ka bërë të ditur Bexheti, për revistën "Shenja". “Në planet e mia në aspektet më të ngushta profesionale dhe personale agjenda është përmbushur.

Në planet më të gjera shoqërore, në planet kombëtare, e kam fjalën për brenda Maqedonisë, mendoj se na kanë mbetur shumë agjenda të pakryera dhe nuk përjashtohet mundësia që t'u bashkëngjitem disa agjendave që do jenë me prioritete më të larta shoqërore sesa ato personale. Unë e kam përmbushur agjendën time personale”, ka thënë Bexheti.

Si shembull të agjendave të larta shoqërore ai përmend kthimin në politikë. “Nëse subjektet ekzistuese reformohen, do t'u bashkëngjitesha, por kështu siç funksionojnë jo”, thotë ai.

Bexheti nuk e përcakton kohën se kur do të aktivizohet në politikë, por thotë se kjo do të ndodhë në 3-5 vitet e ardhshme. “Nuk mund ta saktësoj kohën, por them një agjendë e ardhshme 3-5-vjeçare, sepse edhe mosha ime nuk më lejon një komoditet më të lartë kohor. Produktiviteti i njeriut është maksimal deri në vitet e 60-ta. Unë mendoj se e kam edhe një dekadë para vetes”, thotë Bexheti. 

/almakos/




Lajmet e funditTë rëndomta