Ai këtë e deklaroi gjatë një seminari për ekstremizmin e dhunshëm.
Numri dy i MPB-së Bajrami theksoi se “celulë potenciale ekstremizmi mund të llogariten edhe grupimet e personave të rinj, emigrantët dhe pjesëtarët e pakicave”.
“Duhet të kihet parasysh se në kushte të dinamizmit, globalizimit të proceseve, lidhshmëria e ekstremizmit me terrorizmin, me radikalizmin fetar dhe me nacionalizmin paraqet kërcënim shtesë dhe shumë serioz i cili i tejkalon kornizat nacionale dhe merr dimensione ndërkombëtare”, ka thënë Bajrami.
Nga ana tjetër ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Poll Uolers tha se ekstremizmi apo terrorizmi nuk mund të luftohet vetëm, por duhet të krijohen rrjete bashkëpunimi mes shteteve të rajonit.


