MAR05212013

Perditesimi i fundit08:14:35 MD

Back Lajme Maqedoni BDI: Ahmeti ishte i ftuar nga Erdogan

BDI: Ahmeti ishte i ftuar nga Erdogan

  • PDF

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk arrin ta kuptojë reagimin e djeshëm të Partisë Demokratike Shqiptare ndaj urimit të Kryetarit Ahmeti për rizgjedhjen e z. Erdogan në krye të partisë së tij gjatë kongresit partiak.

 

"Kryetari Ali Ahmeti pranoi ftesën nga z. Rexhep Taip Erdogan për Kongresin e partisë AK të mbajtur në Ankara me 30 shtator 2012, por për arsye të angazhimeve të mëdha në vend dhe në pamundësi të marrë pjesë vet, dërgoi përfaqësuesit e vet, Sekretarin e Përgjithshëm, Abdylaqim Ademi dhe Nënkryetarin Izet Mexhiti. Të bashkangjitur po j’ua nisim ftesën e Z. Erdogan drejtuar Kryetarit Ali Ahmeti," thuhet nëreagimin e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri Ali Ahmeti në vazhdimësi ka ndërtuar partneritet me komunitetin ndërkombëtar dhe sukseset e arritura të Maqedonisë, i ndajmë me miqtë tanë ndërkombëtar.

Mungesën e mbështetjes ndërkombëtarë dhe afirmimit të vet, PDSHja nuk duhet ta kërkojë në BDI, por në rradhët dhe veprimet e veta.




Lajmet e funditTë rëndomta