“Duhet të bëhen hulumtime, sondazhe dhe vlerësime për kandidaturat dhe të kalojnë nëpër strukturat partiake dhe më pas do të përcaktohet se cili do të jetë kandidati fitues për një komunë të caktuar”, theksojnë burimet partiake.
Në mesin e kandidatëve për komuna janë disa nga kryetarët aktual si Izet Mexhiti për komunën e Çairit, Ramiz Merko për komunën e Strugës, Sadulla Duraku për komunën e Likovës, Fati Iseni për komunën e Studeniçanit dhe kryetar të komunave tjera.
Ndërkohë kandidatë të mundshëm pritet të jenë edhe funksionarë aktual si ministra dhe deputetë. (INA)


