DIE05192013

Perditesimi i fundit05:37:54 MD

Back Lajme Maqedoni BDI: PDSH mashtron, ne flasim me fakte

BDI: PDSH mashtron, ne flasim me fakte

  • PDF

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur konferencë për shtyp me qëllim të, siç thonë, konfirmimit të deklaratave të liderit të shqiptarëve, z. Ali Ahmeti, si dhe zbardhjen e mashtrimit të opinionit nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Nga BDI, Artan Grubi deklaroi se fillimisht dënojnë ashpër ofendimet personale dhe zbritjen e nivelit të komunikimit publik nga ana e opozitës shqiptare dhe i ftoj ata që të veprojnë në përputhje me etikën e komunikimit publik si dhe të kursejnë opinion shqiptar nga banalitetet dhe gënjeshtrat.

“Shqiptarët e Maqedonisë, për 10 vite rresht, besimin e vet ia japin Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. E vetmja aleancë e BDIS-së dhe e Ali Ahmetit janë shqiptarët të cilët e dijnë mirë se ne jemi burra të fjalës dhe të veprave të mëdha e jo të llafeve të zbrazëta. Realizimi mund të vonojë, por proceset e mëdha dhe të rëndësishme kërkojnë përkushtim, durim dhe besim. Shqiptarët vazhdojnë të kanë besim tek BDI për realizimin e proceseve kombëtare”, deklaroi Grubi.

Ai shtoi se BDI dhe kryetari Ahmeti thiren në raportet e institucioneve të pavarura kur bëhet fjalë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, ku sipas Avokatit të Popullit, numri i shqiptarëve në administratën shtetërore është rritur për 8956 shqiptarë nga viti 2008 gjer në vitin 2011, pa llogaritur konkurset e vitit 2012 dhe sipas këtij raporti, pjesëmarrja e shqiptarëve në institucionet shtetërore është 17.2 për qind ndërsa ajo e maqedonasve në tre vitet e fundit është zvogëluar për 5.14 për qind.

“Sa i përket gënjeshtrave rreth të punësuarve nga Agjencioni për Administratë, sipas informacioneve zyrtare, nga viti 2008 e gjer në vitin 2011, ky agjencion ka publikuar gjithsej 5.585 shpallje për vende të reja pune nga të cilat 2.151 i kanë takuar shqiptarëve nëpërmjet Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit. Ku janë ato 45.000 maqedonas për të cilat trumpetonte dje PDSHja?!”, nënvizoi, Artan Grubi.

Ndër të tjera grubi potencoi se rreth institucioneve me zero përfaqësim shqiptar, “ndoshta PDSH pret që ndonjë shqiptar të punojë në shkollat e Strumicës apo Vallandovës?! Sa për ilustrim, në komunën Saraj, prej nga vjen prezentuesi i djeshëm i të pavërtetave, në disa institucione komunale, shqiptarët përfaqësojnë 100 për qind e të punësuarve, siç është rasti edhe me shumë institucione tjera në komunat ku maqedonasit janë pakicë ose nuk jetojnë fare”.




Lajmet e funditTë rëndomta