SHT05182013

Perditesimi i fundit06:00:02 MD

Back Lajme Maqedoni BDI: PDSH po keqpërdor vëllezërit në Luginë për politikat ditore

BDI: PDSH po keqpërdor vëllezërit në Luginë për politikat ditore

  • PDF

BDI ka reaguar kundër PDSH lidhur me reagimin e kësaj të fundit sa i përket protestës së djeshme të organizuar për Luginën e Preshevës nga ana e kreut të SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu. 

 

“PDSH-ja po bënë manipulime jonjerëzore në funksion të politikës ditore, duke shkelur mbi dinjitetin e ushtarëve dhe veteranëve të UÇK-së, duke shkelur mbi dinjitetin e të burgosurve politik, studentëve dhe asociacioneve joqeveritare,duke nënçmuar çdo iniciativë qytetare e individuale si dhe të drejtën e qytetarëve për shprehje të protestës së lirë”, thekson BDI.

Sipas saj, PDSH po keqpërdor vëllezërit në Luginë për interesin e politikës ditore.  “Është kjo pjesë e mentalitetit antidemokratik që kjo parti e ka, si në funksionimin e saj të brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm kur dhunonte mediat, intelektualët, shoqatat dhe zgjedhjet e lira”, thuhet në reagimin e BDI-së




Lajmet e funditTë rëndomta