“PDSH-ja po bënë manipulime jonjerëzore në funksion të politikës ditore, duke shkelur mbi dinjitetin e ushtarëve dhe veteranëve të UÇK-së, duke shkelur mbi dinjitetin e të burgosurve politik, studentëve dhe asociacioneve joqeveritare,duke nënçmuar çdo iniciativë qytetare e individuale si dhe të drejtën e qytetarëve për shprehje të protestës së lirë”, thekson BDI.
Sipas saj, PDSH po keqpërdor vëllezërit në Luginë për interesin e politikës ditore. “Është kjo pjesë e mentalitetit antidemokratik që kjo parti e ka, si në funksionimin e saj të brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm kur dhunonte mediat, intelektualët, shoqatat dhe zgjedhjet e lira”, thuhet në reagimin e BDI-së


