PRE05242013

Perditesimi i fundit10:27:24 PD

Back Lajme Maqedoni BDI vendosi, Artan Grubi garon për Shkupin

BDI vendosi, Artan Grubi garon për Shkupin

  • PDF

Artan Grubi është zgjidhja e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti për Shkupin. Kështu, siç mëson Alsat M, ka vendosur dje kreu i BDI-së. Edhe pse në kombinatorikat e ndryshme janë përmendur emra të tjerë si kandidatë të mundshëm për Shkupin, në fund shefi aktual i kabinetit të Ahmetit, Grubi do të garojë për kreun e qytetit. 

 

Artan Grubi në këtë garë, siç mësojmë, nuk futet me propozim të asnjë dege të Shkupit, por vendimi është marë nga vetë lideri i BDI-së Ahmeti. Vendimi për nomimin e tij vjen pas vlerësimeve të BDI-së se ka gjasa që kandidati i tyre të hyjë në raundin e dytë në garën për Kryetar të Shkupit, nëse LSDM-ja bojkoton zgjedhjet lokale më 24 mars.

Ndryshe, Grubi nuk do të jetë kandidati I vetëm shqiptarë për qytetin e Shkupit. PDSH-ja opozitare garon me deputetin aktual Bekim Fazliun, ndërsa partneri i koalicionit i BDI-së, VMRO DPMNE me kreun aktual të Shkupit Koce Trajanovski. LSDM-ja nëse nuk bojkoton zgjedhjet në këtë garë futet me deputetin aktual Jani Makraduli. 

Kandidatura e Aran Grubit për kreun e Shkupit nga rradhët e BDI-së vjen vetëm pak ditë para 13 shkurtit, përvjetorit të ngjarjeve të Kalasë së Shkupit ku ai vetë si lider i OJQ-së "Zgjohu" ishte protagonist kryesor i incidentit në vitin 2011. /alsat-m/




Lajmet e funditTë rëndomta