MER05222013

Perditesimi i fundit12:34:14 PD

Back Lajme Maqedoni RDK: Besimi i guximshëm, BDI-ja inferiore

RDK: Besimi i guximshëm, BDI-ja inferiore

  • PDF

Reagimi nervoz i  VMRO dhe inferioriti i BDI-së në lidhje me aktin e guximshëm të ministrit Besimi një dualitet politik i papranueshëm. Kështu e quan Rilindja Demokratike Kombëtare aktin e vëndosjes së kurrorave me lule në Sllupçan nga Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi.

"Ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi bëri një veprim të guximshëm  të cilin duhet përshëndetur, veprim ky që u interpretua vetëm  si një qasje individuale e tij, por që u mohua nga qeveria në të cilën ai është ministër.  Derisa këtë veprim të guximshëm dhe  paqësor  të tij e përshëndetën madje edhe amerikanët, partia e tij BDI vazhdon të mbajë akoma një pozicion tejet inferior ndërsa partneri i koalcionit VMRO dhe opozita maqedone e LSDM e mohuan duke manifestuar edhe njëherë  fytyrën e vertet politike në raport me konfliktin dhe viktimat shqiptare të vtit 2001" shkruan në reagimin e RDK-së. 
Rilindja Demokratike Kombëtare, aktin e ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi  e vlerëson si një përpjekje pozitive për ndërtimin e mirëbesimit reciprok në frymën e ndërtimit të urave të tolerancës ndëretnike dhe mbylljes së plageve të luftës së viit 2001.
Është tejet i papranueshem  distancimi  që udheheqësia maqedonase e vendit i bën  veprimit të ministrit Besimi  duke inicuar kërkimin e  përgjegjësisë për shkaqe të nderit qe u beri para përmendores së dëshmorëve në Sllupçan, ndërsa po e njejta udheheqësi pershendeti veprimin e ministrit Besimi në lidhje me viktimat maqedonase te luftes së vitit 2001.
Për Rilindjen Demokratike Kombëtare,është mëse absurde që komandantet e dy ushtrive (Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruveski, minister i financave )  të cilët në vitin 2001 luftonin kundër njëri tjetrit sot të jenë partner  në qeverisje me vendin, ndërsa po këto partner të kenë qëndrime diametralisht të kundërta për viktimat shqipëtare të cilët dhanë jetën e tyre nën komanden e ish udheheqësve të UCK-së.
RDK është e bindur se pa qendrim të unifikuar dhe të drejtë për viktimat e luftës nga të dy palët dhe nga qeveria aktuale nuk mund të ketë ripajtim të vërtet në mes  të maqedonasve dhe të shqiptarëve dhe parë nga ky këndvshetrim kërkon nga BDI që ndaj kësaj çështje të pozicionohet në nivel të përgjegjësisë politike dhe historike dhe të mos lejon që faktori politik maqedonas të bëj vrasjen e sërishme të dëshmoreve të kryengritjes shqiptare të vitit 2001.
Në prag të vizitës së zv/ndihmësit të sekretarit shtetëror të SHBA-ve, RDK shpreson se z.Riker në takimin me presidentin Ivanov do ta kthjellon problemin në fjalë dhe se ashtu siç ka vepruar edhe deri më tani, SHBA do të japë kontribut të pamohueshëm për tejkalimin e mosmarreveshjeve  të kaluara që minojn të tashmen dhe të ardhemen e Maqedonise dhe të rajonit në pergjithesi..




Lajmet e funditTë rëndomta