Ofendim më i madh shqiptarëve, nuk iu është bërë asnjëherë. Por, mallkimet e Menduh Thaçit janë sinjal i falimentimit të kësaj partie. Kështu e komentojnë sot qytetarë dhe analistë, deklaratat e një dite më parë, dhënë të përditshmes ‘Dnevnik.
Maqedoni
Mallkimet e Thaçit, ofendime për shqiptarët (VIDEO)
- 18 Maj 2013
- Autor: P.A.
- Lexime: 1155
VIDEO - Sllupçan, familja Shabani në kushte të mjerrueshme, bën thirrje për ndihmë
- 18 Maj 2013
- TETOVA1
- Lexime: 459
Ky është Egzoni 18 vjeçar nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës. Ndonëse nuk është i zhvilluar sikurse moshatarët e tij, nuk do të thotë se nuk ka të drejtë për një jetë më të mirë dhe më të lumtur. Por, për fat të keq, atij i mungon thuajse gjithçka, për shkak të varfërisë që ka kapluar këtë familje, që nga ushqimi e deri tek shtëpia. Egzoni nuk ka shoqëri, i vetmi shok i jetës është nëna e tij Silvana Shabani e cila nuk ndalte dot lotët teksa rrëfente për jetën e saj të vështirë. Shtëpia në të cilën jeton familja Shabani nga fshati Sllupçan është e ndërtuar me plitharë balte dhe mund të rrënohet në çdo moment. Nëna Silvana bën apel për ndihmë, për materialin ndërtimor për ngritjen e dy dhomave dhe një banje të re, të paktën për t’i mundësuar dush Egzonit.
Përkujtohet komandant Zogu (VIDEO)
- 18 Maj 2013
- TETOVA1
- Lexime: 305
Abdulmexhit Ademi ish bashkëlufëtëtar dhe mik i të ndjerit Rahim Samiut,tha para të pranishmëve se çka do që të thuash për jetën dhe veprën e komandant Zogut është pak. “Ai është një luftëtarët e rrallë që luftoi në Kosovë, që nga fillimi e deri me mbarimin e luftës. Poashtu ishte ndër të parët që veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe një luftarët i guximshëm. Ne sot sado që të themi fjalë për komadant Zogun, ato janë të pakta sepse vepra e tij është shumë e madhe” Abdulmexhit Ademi.
Demiri dhe Ismailoviq s’kanë shtetësi të Kosovës!
- 18 Maj 2013
- TETOVA1
- Lexime: 175
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, dy të akuzuarit për terorizëm nga ana e policisë maqedonase në rastin “Monstra”, sipas gazetës “Veçer” ata nuk kanë nënshtetësi të Kosovës.
Në Maqedoni qytetarët përgjohen!
- 18 Maj 2013
- TETOVA1
- Lexime: 461
Maqedonia është një nga blerësit e softuerit për spiunimin dhe ndjekjen e qytetarëve përmes kompjuterëve dhe telefonave celular.
Më shumë artikuj...
- Për pak të ndeshen dy avionë udhëtarësh mbi qiellin e Maqedonis
- Vërejtje për operatorët celularë (VIDEO)
- Ahmeti porosit maqedonasit: Nuk preket identiteti, ndryshohet vetëm emri i shtetit (VIDEO)
- Gurthemeli pret Gruevskin
- Kuota për dërgimin e punëtorëve ndërtimorë në shtete të huaja
- Filloi ndërtimi i shkollës fillore në fshatin Siniçan
- Bexheti: Maqedonia i ndërmerr të gjitha procedurat për ekstradim
- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (VIDEO)
- Parlamenti harroi kalendarin e festave
- Posta dhe plaçkitjet, shumë pyetje pa përgjigje


