SHT05182013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Lajme Maqedoni

Maqedoni

Për pak të ndeshen dy avionë udhëtarësh mbi qiellin e Maqedonis

  • PDF

altKompania Easy Jet ka raportuar se është përballur me një rrezik të madh mbi qiellin Maqedonas. Për pak sa nuk kishte ardhur deri tek ndeshja direkte e dy avionëve udhëtarësh. Distanca ishte vetëm 800 metra, ndërsa në lëminë e transportit ajrorë kjo do të thotë rrezik i nivelit më të lartë.

Vërejtje për operatorët celularë (VIDEO)

  • PDF

Operatorët celularë do të marrin të hënën paralajmërime nga Agjencia për  komunikime elektronike për cilësinë e rrjetit dhe shërbimeve që ua ofrojnë shfrytëzuesve. Paralajmërim do të marrin të gjithë ata që nuk i përmbushin kushtet minimale për cilësi, e nëse nuk korrigjohen, do të vijojnë gjoba. Në mënyrë plotësuese në Ligjin e ri për komunikime elektronike i cili është duke u hartuar do të vendosen edhe gjoba të reja detyruese për operatorët.

Ahmeti porosit maqedonasit: Nuk preket identiteti, ndryshohet vetëm emri i shtetit (VIDEO)

  • PDF

Identiteti dhe gjuha nuk preken- do te ndryshojë vetem referenca FYROM. Kështu kadeklaruar në emsionin Rruga drejt... lideri i BDI-së Ahmeti pas kthimit nga SHBA-ja. Zgjidhja e kësaj çështjeje shtoi ai nuk mund të jetë objekt shqyrtimi vetëm mes partive maqedonase, por edhe e shqiptarëve të cilët përbëjnë 30 % të popullatës.

Gurthemeli pret Gruevskin

  • PDF

Projekti për shtimin e shkollës fillore “26 Korriku” nuk ka nis të realizohet ende megjithëse është ndarë buxheti dhe është caktuar firma që do të bëjë punët ndërtimore. Gjithçka është gati për vënien e gurthemelit një modë, e cila ndiqet vetëm në Maqedoni, pasi në botën e qytetëruar - inaugurohet fillimi i ndërtimeve të një objekti në momentin kur hapen themelet e tij, ndërsa këtu tek ne - vihen gurthemele edhe në objekte të cilat janë ndërtuar para 30 e më shumë viteve.

Kuota për dërgimin e punëtorëve ndërtimorë në shtete të huaja

  • PDF

altNdarja e kuotave për dërgimin e punëtorëve në shtete tjera për realizimin e punëve ndërtimore prej tani do të bëhet me rrugë elektronike, publikoi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale.