Në arkivat e Maqedonisë ka ekzistuar dosja e tij se ka qenë e përpunuar nga shefat e policisë dhe nga përfaqësues të lartë të DSK.
Në arkiva ekzsitojnë dosje të përpunuara të politikanëve me emrat “Vrutok”, “Nushi”, “Shekerash”, tek të cilat emri i Rufi Osmanit vazhdimisht është përmendur.
Audio incizime të përpunuara tregojnë se Rufi Osmani u ka interesuar shumë ministrit Pavle Trajanov, Sllobodan Bogoevski-t dhe Boris Zmejkovskit, takimet mes tyre u realizuan në zyrën e Boris Stojmenov (BS Konsalting) në të cilën Rufi Osmani ka qëndruar shpesh për çështje profesionale.
Të gjithë politikanët e lartëpërmendur sipas Portalit Burevesnik janë të përfshirë në projektin “Mbështetje për Rufi Osmanin nga BDI dhe VMRO-DPMNE”.
Mbetet që Rufi Osmani ta lexojë këtë dhe të deklarohet nëse e din saktë se kush e "paketuar" për ngjarjet e Gostivarit.
Në një prononcim për Portalin tetova1.com, Zoran Bozhinoski redaktor i "Burevesnik" deklaroi se Rufi Osmani nuk ka dosje të bashkëpuntorit, por dosje të personit që është përpunuar nga DSK (Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim) dhe me këtë sipas Bozhinoskit Gruevski me çdo çmim tenton që ta fus Rufi Osmanin në koalicion me BDI-në.
/tetova1/


