Ne nuk ramë në asnjë provokim. Populli jonë gjatë shekujve të kaluar, shumë ma përjetuar dhe mbijetuar. Ka fituar shumë guxim, gjallëri dhe forcë.
Ata deklarata për përdorim politik-ditor, as që kanë mundur, e as në të ardhmen nuk do të mund ti prishin marrëdhëniet shekullore ndërfqinjësore të popujve në këtë rajonin tonë.
Lidhjet tona me fqinjët janë të thella, ata janë familjare, miqësore, afariste, sportive, kulturore, lidhje shpirtërore…”, ka vijuar më tej në fjalimin e tij Ivanovi, duke apostrofuar indirekt në qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe atij kosvar Hashim Thaçi lidhur me festimet e 100 vjetorit në Shkup të organizuar më 25 nëntor. Sipas tij, asnjë paraqitje e ndonjë individi të etur për pushtet me çdo çmim, nuk mund ta ndryshojë këtë.
“Në hapësirat tona, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë ka ende individë të cilët mendojnë për ide radikale dhe mite për shtete të mëdha.
Këtyre ideve dua t’u përgjigjem me thënien e njërit nga baballarët e Evropës, të madhit Kalegri i cili para 90 vitesh tha se “ekziston vetëm një mundësi radikale për zgjidhje të drejtë dhe afatgjate për çështjen e kufijve të Ballkanit dhe kjo është: jo ndryshim, por heqje e atyre kufijve.
Nuk guxojmë asnjëherë që të lejojmë të vihen në pikëpyetje marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë. Të gjitha bashkësitë në Republikën e Maqedonisë me shekuj kanë jetuar bashkë në frymën bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka thënë Ivanovi.
/tetova1-zhurnal/


