Aktiviteti programor do të fillojë në ora 12 me mbajtjen e Meshës në gjuhën shqipe tek shtëpia memorial e Nënë Terezës, e cila i kushtohet bandës muzikore "Zani i Maleve" të themeluar nga Kolë Bojaxhiu.
Programi do të vazhdon me defiletë e anëtarëve të familjeve kryengritëse që do të fillon nga kompleksi Prince e deri të përmendorja e Skënderbeut në Çarshi. Pas defiles, do të shtrohet iftar i hapur tek xhamia e Murat Pashës, ku pas përfundimit të iftarit, do t'ju ndahen dekorime dhe mirënjohje anëtarëve të familjeve që luftuan për çlirimin Shkup duke filluar me familjen e Hasan Prishtinës, Azem Bejtës, Isa Boletinit, si dhe familjes së Jasharajve dhe Haradinajve. Programi i manifestimit të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit do të përfundojw më një koncert në Kalanë e Shkupit organizuar nga i i studentëve shqiptar "Dardania" dhe Komuna e Çairit me pjesëmarrjen e shumë këngëtarëve të njohur nga estrada muzikore e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. (Z.V.KOHA)


