Mbi 70 për qind e qytetarëve mendojnë se funksionarët shtetëror si deputet, ministra dhe drejtor institucionesh duhet të japin dorëheqje, në rast se janë kandidat për zgjedhjet komunale. Ndërsa, vetëm 15 për qind japin përgjigje të kundërt.
Qytetarët gjithashtu vlerësojnë pozitivisht edhe dorëheqjet e paralajmëruara nga disa funksionarë qeveritarë, ndërsa përqindja e njejtë është edhe tek maqedonasit, por edhe tek shqiptarët me rreth 67 për qind.
Në pyetjen se si e vlerësoni dorëheqjen e deputetit Arben Labunishta dhe dorëheqjet e pralajmëruara të antarëve të qeverisë prej se janë të kandiduar për kryetarë komunash, 68 për qind e qytetarëve janë shprehur pozitivisht, 15,9 për qind përgjigje negative dhe 15 për qind nuk kanë dhënë asnjë vlerësim.
Hulumtimi është zbatuar në bazë të mostrës së standardizuar reprezentative për Republikën e Maqedonisë, , kështu që është kujdesur për karakteristikat demografike të popullatës( gjinia, përkatësia etnike, mosha.) në bazë të regjistrimit të vitit 2002. Në anketë janë të përfshirë gjithësej 1060 respodent prej të cilëve 64% janë Maqedonas 25,3 % shqiptarë, 2.9% Turk, 2,1 % Rom Serb 2% dhe 3,3% të tjerë. Në bazë të gjinisë 48.4% femra dhe 51.6% meshkuj. Me hulumtimin janë përfshirë gjithësej 1060 të ankketuar.


