ENJT05232013

Perditesimi i fundit04:46:32 MD

Back Lajme Maqedoni Kandidatët për kryetar komune të japin dorëheqje nga funksionet shtetërore

Kandidatët për kryetar komune të japin dorëheqje nga funksionet shtetërore

  • PDF

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë (IHPQM) në Maqedoni ka kryer sondazh telefonik reth perceptimit të qytetarëve reth dorëheqjeve të deputetetëve dhe funksionarëve të tjerë dhe kandidimi i tyre në garën për zgjedhjet lokale të cilat duhet të mbahen më 24 Mars të vitit 2013.

 

Mbi 70 për qind e qytetarëve mendojnë se funksionarët shtetëror si deputet, ministra dhe drejtor institucionesh duhet të japin dorëheqje, në rast se janë kandidat për zgjedhjet komunale. Ndërsa, vetëm 15 për qind japin përgjigje të kundërt.

Qytetarët gjithashtu  vlerësojnë pozitivisht edhe dorëheqjet e paralajmëruara nga disa funksionarë qeveritarë, ndërsa përqindja e njejtë është edhe tek maqedonasit, por edhe tek shqiptarët me rreth 67 për qind.

Në pyetjen se si e vlerësoni dorëheqjen e deputetit Arben Labunishta dhe dorëheqjet e pralajmëruara të antarëve të  qeverisë  prej se janë të kandiduar për kryetarë komunash, 68 për qind e qytetarëve janë shprehur pozitivisht, 15,9 për qind përgjigje negative  dhe 15 për qind nuk kanë dhënë asnjë vlerësim.

Hulumtimi është zbatuar në bazë të mostrës së standardizuar reprezentative për Republikën e Maqedonisë, , kështu që është kujdesur për karakteristikat demografike të popullatës( gjinia, përkatësia etnike, mosha.) në bazë të regjistrimit të vitit 2002. Në anketë janë të përfshirë gjithësej 1060 respodent prej të cilëve 64% janë Maqedonas 25,3 % shqiptarë, 2.9% Turk, 2,1 % Rom  Serb 2% dhe 3,3% të tjerë. Në bazë të gjinisë 48.4% femra dhe 51.6% meshkuj. Me hulumtimin janë përfshirë gjithësej 1060 të ankketuar.




Lajmet e funditTë rëndomta