OBRIE bazohet në fluksin e daljes së votuesve shqiptarë në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku jehona e votuesve tek shqiptarët ka qenë realisht mbi 40 për qind.
“Nga analiza e trupit votues shqiptarë del se ekziston në zhgënjim i madh tek partitë politike dhe se vetëm mbi 30 për qind e elektoratit votues dalin në zgjedhje. Bëhet fjalë kryesisht për grupe të interesit që janë të lidhura ngushtë me partitë politike”, thekson OBRIE, në analizën e saj të përgatitur për institucione ndërkombëtare.
Analiza bazohet edhe në hulumtime të fundit të opinionit publik të bërë nga institutet private në Maqedoni për hulumtimin e opinionit publik.
Shqiptarët si trup votues shumica prej tyre janë të zhgënjyer nga partitë politike, veprimet e tyre dhe ofertat politike, që në të shumtën e rasteve janë vetëm formale dhe që nuk diktohen në programet qeveritare të partive maxhorancë maqedonase, që fitojnë zgjedhjet dhe që janë bartëse për formimin e Qeverive. (INA)


