hën05202013

Perditesimi i fundit09:51:23 PD

Back Lajme Maqedoni Mund të ndahen pa u bashkuar

Mund të ndahen pa u bashkuar

  • PDF

Rilindja Demokratike Kombëtare rrezikon që në zgjedhjet lokale të mbetet e vetme ose e shoqëruar vetëm nga BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit. Menjëherë pas dy mbledhjeve të para, në të ashtuquajturin "blloku i tretë opozitar", kanë filluar hamendjet e para nëse duhet apo jo të realizohet kjo ide. Dilemat vijnë nga Demokracia e Re e

drejtuar nga Kastriot Haxhirexha, prej ku thonë se kanë rezerva rreth kësaj nisme të paralajmëruar qysh muaj më parë, ndërsa bëjnë të ditur se aktualisht kalukojnë me dy partitë më të mëdha shqiptare, BDI-në e Ali Ahmetit dhe PDSHnë e Menduh Thaçit. Kushtrim Murtishi, zyrtar i lartë i DR-së, thotë se kjo parti nuk dëshiron që blloku i tretë të rezultojë si një formë e sotisfikuar e përçarjes së votës shqiptare.

"Ne kemi pasur dy takime deri tani që janë zhvilluar në frymë pozitive, megjithatë ne kemi rezervat tona në lidhje me idenë e krijimit të një blloku të tretë të shqiptarëve në Maqedoni. Pjesë e rezervave është mos të dalë blloku i tretë si përçarës më i sotisfikuar i votës shqiptare. Pikërisht aty kemi dilemat tona, mund të ketë bllok të tretë, por nuk përjashtohet edhe aleanca më e madhe me njërën nga partitë më të mëdha. Pra ne mendojmë se edhe kjo aleancë do të ishte shumë pozitive duke patur parasysh zgjedhjet e kaluara, ku shumë vota shkuan kot dhe nuk duam të përsëritet gabimi i njëjtë", thotë Murtishi. Ai pranon se DR do të shqyrtojnë mundësinë e formimit të një koalicioni më të gjerë me njërën nga dy partitë më të mëdha, duke thënë se edhe BDI edhe PDSH janë në kombinim, por se mbajnë rezerva ndaj partisë shqiptare në opozitë. "Brenda elasticitetit politike mund të ulemi pa ikën e problemit. Nuk kemi nga askush asgjë konkrete, nga PDSH kemi vetëm thirrje publike nga kryetari i tyre. Nëse vjen ndonjë thirrje direkte nga PDSH, me rezerva të mëdha, por megjithatë do shqyrtojmë duke marrë parasysh situatën aktuale, bllokimin e shumë proceseve dhe rreziku nga djegia e votës shqiptare. Ne kemi kontakte miqësore shumë të mira edhe me figura të subjektit shqiptar që është pjesë e pushtetit", thotë Kurtish Murtishi nga DR. Ndërkohë që nga RDK-ja e Rufi Osmanit vazhdojnë edhe më tej të shpresojnë në arritjen e një gjuhe të përbashkët me dy partitë më të vogla, DR-në dhe BDSH-në, ndërsa nuk përjashtojnë edhe mundësinë e afrimit edhe të Hysni Shaqirit. Artan Dika nga RDK thotë se pushimet verore dhe muaji i Ramazanit kanë shtyrë aktivitetet rreth formimit të bllokut të tretë që pritet të intensifikohen nga muaji shtator.

"Ka qenë periudha e Ramazanit dhe pushimeve dhe nuk kemi pas takim direkt. Takimi i fundit ka qenë ka fundi i qershorit në Tetovë, mes grupeve të punës nga RDK, BDSH dhe DR dhe jemi marrë vesh që kjo punë të çohet përpara medetajet që do përcaktohen në Shtator. Në parim, ka pëlqim për formimin e bllokut të tretë, ndërsa ka mbetur të zgjidhen dhe definohen forma dhe detajet në shtator. Ne nuk përjashtojmë as partinë e Hysni Shaqirit në parim, por çdo gjë duhet të bëhet në bazë të kapacitetit politik të dikujt. Duke parë kapacitetin politik të secilit, synojmë të arrijmë koalicionim funksional", thotë Dika. Ndarja e qyteteve ku do të garojnë me kandidatët e tyre mbetet të definohet pas takimeve që do të zhvillohen në muajin shtator. Dika thotë se në fokusin e RDK-së, përveç Gostivarit, mbeten edhe Struga, Tetova, Çairi, si dhe Komuna e Likovës dhe Vrapçishtit, pa marrë parasysh nëse do të garohet me listë të përbashkët me bllokun e trete ose si parti e vetme. "Në Tetovë pretendojmë të nxjerrim kandidaturë që mund të jetë shumë me peshë, por një gjë mund t'ju them se me këtë ndarje të elektoratit shqiptar, votat e RDK do të jenë përcaktuese për fituesin dhe normal që RDK do jetë pjesë e koalicionit fitues duke marrë pjesë edhe në ndarjen e drejtorëve", tha Artan Dika, nga RDK. (A.Z/KOHA)




Lajmet e funditTë rëndomta