Sipas parashikimeve të para, në Evropë do të mbretëroj dimër i zakonshëm i ftohtë, ndërsa më së ftohti pritet të jetë në Ballkan.
Zheljko Majstoroviq nga Enti hidrometeorologjik në Sarajevë ka theksuar për “Evropa e Lirë se parashikimet mund të jenë që ky dimër të jetë shumë i ftohtë.
“Parashikimet që bëhen në afat më të gjatë, shumë pak janë valide. Shkenca e tillë akoma nuk ka metoda të tilla precize për të parashikuar në afat më të gjatë motin. Ajo që mund të them është se ky dimër mund të jetë ndoshta më i ftohtë se viti i kaluar”, ka theksuar Majstoroviq.
Sipas “Evropës së Lirë” meteorologët në Rusi parashikojnë që ky dimër të jetë më i ftohti gjatë 1 mijë viteve të kaluara. Pritet që të shihet se sa ky parashikim do të realizohet. Në Ballkan nuk mbahet mend temperatura të ulta deri në minus 30 gradë celsius.


