MAR05212013

Perditesimi i fundit03:02:25 MD

Back Lajme Maqedoni Nebi Murseli: Menduh Thaçi nuk mësoi nga humbjet, Ali Ahmeti nuk ka ra në hunlesh

Nebi Murseli: Menduh Thaçi nuk mësoi nga humbjet, Ali Ahmeti nuk ka ra në hunlesh

  • PDF

Sipas, publicistit Nebi Murseli aleancat të cilat së fundmi po krijohen në mes partive shqiptare në Maqedoni, dhe atyre maqedonase gjithnjë e më shumë, u ngjajnë aleancave të lavireve. Kështu ai në "Facebook" shkruan: "Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi po i vrasin për së dyti shqiptarët.

Po i vrasin edhe njëherë ata shqiptarë që u vranë nga pushteti i Branko Cërvenkovskit dhe Nikola Gruevskit. Dy eksponentët e politikës shqiptare në Maqedoni që hiqen se janë institucion për ta shpalosën fytyrën e vërtet – nuk kanë fije morali dhe ndërgjegje kombëtare pasi që shkelën të gjitha rregullat e shkruara dhe të pashkruara politike, e të mos flasim për ndërgjegje njerëzore. Aleancat e bëra për zgjedhjet e ardhshme lokale ngjasojnë në aleanca laviresh për të dominuar në rrugë, duke joshur myshterinjtë me rrena të vjetra që ende po i hanë shqiptarët e pagdhendur".

Ai më tej qartëson se këto aleanca i quan si të lavireve jo në kuptimin parësor, por si cilësi karakteri.

"Kuptohet se bëhet fjalë për ”lavire“ si cilësi karakteri, e jo ushtrim profesioni. Por, nga të sillesh del se këta politikanë përkojnë me fjalët se ”politika është lavire“. Ahmeti dhe Thaçi moti ua kanë marrë virgjërinë shqiptarëve, por tash do t’i shndërrojnë në lavire. E, të shkretët shqiptarët, ata iftiaçli për një punësim, për një social, për një vend pune në administratë, shkolla dhe në universitet e komprometuara sërish do të ngarendin për t’ua dhënë votat" - shkruan Murseli.

Po ashtu, Nebi Murseli mendon se as Menduh Thaçi dhe as Ali Ahmeti nuk mësuan nga dështimet.

"Haram i qoftë Cërvenkovskit nëse vjen në pushtet, e nuk ua bën edhe më keq shqiptarëve seç ua ka bërë. Po ashtu edhe Gruevski lirshëm nëse mbetet në pushtet mund t’ua shtojë zullumin shqiptarëve.BDI-ja po vazhdon të bëjë koalicion me “vojvodët”, ndërsa PDSH-ja me “çetnikët e vegjël”. Thaçi para disa muajve tha se njeriu kur po mësuake nga humbja, e Ahmeti thotë se kurrë nuk di për humbje. I pari nuk e mësoi si duket mësimin e humbjes, ndërsa ky i dyti hala nuk ka ra në hunlesh" - kështu e përfundon Nebi Murseli. /almakos




Lajmet e funditTë rëndomta