Ekspertët e veterinarisë kanë informuar se në tregun vendor nuk ka qumësht të tillë për të cilët, veterinarët kroat kanë shprehur dyshime se ka rritje të koncentrimit të aflatoksinit M1.
Agjencia për ushqime dhe veterinari ka konstatuar se vetëm tek prodhimi i qumështit “Lagano Jutro” ka pasur prani të kësaj materie të rrezikshme dhe se është dhënë urdhër për ndalimin e tyre në treg. Kontrollet janë kryer kryesisht tek kompanitë importuese të qumështit nga Kroacia dhe se po vazhdojnë komunikimet me autoritetet veterinare të Kroacisë.


