DIE05192013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Lajme Maqedoni Paratë e mërgimtarëve, shpëtim për Maqedoninë

Paratë e mërgimtarëve, shpëtim për Maqedoninë

  • PDF

Qeveria e Maqedonisë në kuadër të rebalancit të buxhetit ka paraparë për mbulimin e një pjese të dobësive të buxhetit të vitit 2012 nga paratë e dërguara nga jashtë apo nga të ashtuquajturat remitenca, transmeton INA.

Nga fillimi i muajit qershor ka nisur ardhja e fluksit të mërgimtarëve, ndërsa paratë e tyre po mëkëmbin qarkullimin ekonomik dhe derdhjen e sasive të konsiderueshme të valutave të huaja.

Paratë e mërgimtarëve janë shumë të rëndësishme për konsumin e ekonomive familjare në Maqedoni.

Shumica e shqiptarëve janë të papunë dhe kryesisht jetojnë nga të ardhurat e familjarëve të tyre që punojnë në vendet e BE-së. Sipas ekspertëve për çështje ekonomike, rreth 1 miliardë euro janë të hyrat nga mërgimtarët e Maqedonisë, nga të cilët rreth 90 për qind  janë shqiptarë.

Në raportet e fundit theksohet se niveli i dërgimit të parave nga jashtë ka qenë mbi 100 milionë euro, mirëpo këto raporte nuk përfshijnë edhe paratë që i harxhojnë mërgimtarët gjatë pushimeve në vendlindje.




Lajmet e funditTë rëndomta