SHT05252013

Perditesimi i fundit03:23:04 PD

Back Lajme Maqedoni Parlament, tensione mes VMRO-së dhe LSDM-së (VIDEO)

Parlament, tensione mes VMRO-së dhe LSDM-së (VIDEO)

  • PDF

Tentimi i VMRO-DPMNE-së për të shkurtuar fjalimet e deputetëve dhe të absolvojnë në Komisionin Juridiko-Ligjvënës amendamentet e LSDM-së për projektbuxhetin 2013 para se të shqyrtohen ato fillimisht në Komisionin për Buxhet dhe Financa, janë arsyet që Parlamenti po gëlon sot nga tensionet. 

 

Opozita maqedonase është tubuar sot e tëra në sallën ku duhet vijuar punimet Komisioni Juridiko-Ligjvënës, për të bllokuar punën e këtij Komisioni dhe për të mos lejuar, siç thonë ata, qeverisjen me metoda komuniste dhe fashiste, raporton nga Parlamenti reporteri i “Zhurnal”.

Në sallën e Komisionit Juridiko-Ligjvënës mund të dëgjohen thirrjet si “Ju jeni hajdutë”, duke akuzuar në këtë mënyrë pushtetin se po e fut vendin në borxhe dhe po tenton të miratojë një buxhet që do t’i shërbejë vetëm interesave partiake dhe pushtetare. 

I pranishëm në sallë është edhe zv/kryeministri i Financave, Zoran Stavrevski, por prania e tij nuk mjafton për t’u ulur tensionet që po vijojnë edhe në këto momente.

http://www.youtube.com/watch?&v=2q-UoVfQO4o




Lajmet e funditTë rëndomta