ENJT05232013

Perditesimi i fundit12:41:31 MD

Back Lajme Maqedoni Aktuale: Pos forcave policore, askush tjetër në rrugët e Shkupit

Aktuale: Pos forcave policore, askush tjetër në rrugët e Shkupit

  • PDF

Pas protestave të sotshme kryeqyteti i Maqedonisë është zhytur në qetësi të thellë. Vendin ku më parë qëndronin protestuesit e elektrizuar maqedonas, të cilët brohoritën parulla përplot me urrejtje ndaj shqiptarëve dhe raciste.

Tashmë e kanë zënë forcat e shtuara policore, të cilat ta krijojnë përshtypjen thuajse në vend është duke mbretëruar “ora policore”.

Ishte pikërisht intervenimi i policisë speciale ai që parandaloi eskalimin e situatës kur protestuesit, kryesisht të përbërë nga huliganë maqedonë dhe tifozët “Komiti” të klubit të Vardarit u drejtuan drejt zonave të banuara me shqiptarë, respektivisht drejt Bit Pazarit dhe lagjeve shqiptare të Çairit.

Ndonëse situata vazhdon të jetë e tensionuar në Shkup, aktualisht, pos forcave të shtuara policore në rrugët kryesore të kryeqendrës nuk ka lëvizje të qytetarëve.

Ende Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka raportuar për dëmet konkrete të shkaktuara nga kjo protestë, mirëpo, reporterët e portalit Almakos kanë arritur të sigurojnë informacione se nga protestat e dhunshme janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, njëkohësisht janë rrahur kalimtarë të rastit të pafajshëm, të përkatësisë etnike shqiptare, ndërsa policia ka arrestuar më së paku 10 huliganë. Sipas njoftimeve jozyrtare, është thyer edhe xhami i një makine të policisë. / almakos-tetova1


Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Shkup, brohoritje antishqiptare

Protestuesit janë shpërndarë rreth orës 20.00 dhe se nëpër rrugët në pjesën qëndrore të Shkupit janë të pranishme forca të mëdha policore. Shpërndarja e tyre pasoi pasi që ata qëndruan për disa minuta pranë Parlamentit të Maqedonisë, të rrethuar nga forca të shumta policie.


Ata i`a mësyen Parlamentit, pas përballjes me njësitet speciale, që penguan depërtimin e tyre drejt Bit Pazarit dhe lagjeve shqiptare të Çairit, informon agjencia e lajmeve iNA. 

Protestuesit, shumica prej tyre të rinj të maskuar dhe me kapela po brohorisin parulla antishqiptare dhe raciste.
Situata po mbretëron e tensionuar, pasi që në rrugët kryesore të kryeqendrës nuk ka lëvizje të qytetarëve.
Protestuesit kryesisht të përbërë nga huliganë maqedonas dhe tifozët "Komiti" të klubit Vardar gjatë përleshjes me policinë kanë sulmuar me gurë dhe gjësende të forta, ku nuk kanë kursyer as gazetarët dhe kalimtarët e rastit.
Turma e protestuesve ka ftuar familjet e viktimave dhe banorët e Radishanit ti bashkëngjiten protestës së tyre pranë Parlamentit, për të kërkuar zbardhjen urgjente të vrasjes së pesëfishtë që ndodhi natën e së enjtes në periferi të Shkupit.
Deri tani nuk janë dhënë detaje dhe informacione për të lënduar dhe dëmet e shkaktuara nga protesta e dhunshme. Siç mëson agjencia e lajmeve INA janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe qytetar të lënduar, por dyshime për të lënduar edhe nga radhët e policisë. Sipas njoftimeve jozyrtare, është thyer xhami i një makine të policisë, janë thyer xhamat e disa dyqaneve, sulme me gurë të autobusëve, dëmtim të bilbordeve dhe dëme të tjera materiale. 

/INA-tetova1.com/


19:20 Protestuesit në sheshin e qytetit të Shkupit kanë filluar të bëjnë kërdi gjithçka çfarë gjejnë para vete. Kryesisht janë të fokusuar te shqiptarët, ndërsa siç mëson “Zhurnal” në stacionin e autobusëve janë rrahur më së paku 3 shqiptarë.

Dëshmitarë të rastit kanë pohuar se personat ishin rrahur në mënyrë brutale pa asnjëfarë preteksti, ndërkaq pasi është shpërndarë turma, ata janë dërguar në spitalin e qytetit. Turma e personave që protestonin për vrasjen kanë vazhduar të sillen në mënyrë agresive nëpër qytet duke shkaktuar rrëmuja të shumta.


18:48 Më shumë se 500 forca speciale para pak çastesh e shpërndan turmën e cila e filloi protestën para Qeverisë, nuk kishte sukses që të depërtojë në Bit Pazar dhe gjuante me gurrëz në qendrën e Shkupit.

Sipas gazetarëve që gjenden në pjesën qendrore të qytetit janë dëmtuar shumë bilborde, kurse policia ka arestuar edhe disa protestues.


18: 27 Forcat speciale të policisë nuk iu lejuan protestuesit maqedon që të depërtojn në Bit Pazar. Ata i bllokuan të gjitha hyrjet dhe sipas disa reporterëve janë lënduar edhe disa protestues.

Protestuesit tash më janë drejtuar ka qendra dhe sipas gazetarëve prezent gurëzit fluturojnë nga të gjitha anët.


 18:00 Gjendje e tensionuar në Shkup. Protestuesit maqedon janë nis ka Bit Pazari. Sipas informatave te fundit policia nuk është në gjendje ti kontrolloj. protestuesit.


 17:48  Protestuesit kanë ndaluar para Qeverisë duke thirrur parulla anti shqiptare dhe kundër policisë "Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur", "Policia e shqiptarëve", "Vdekje për shqiptarët". 

Protestuesit janë kryesisht të rinj me fytyra të mbuluara dhe kapela të ashtuquajtura 'fantome', të cilët kanë theksuar se me ta pritet të solidarizohen edhe banorët e lagjes së Radishanit, nga ku janë viktimat e vrara.
Policia është në vëzhgim të situatës dhe se po mbahet në kontroll turma e grumbulluar me pankarta para Qeverisë. Rrugët e kryeqytetit janë të boshatisura në pjesën qendrore dhe se vërehen lëvizje të pakta.


 17:34 Qindra të rinj maqedon në këto çaste protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë. Ata brohorisin parullat "Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë", "Polici shqiptare", "Vdekje e shqiptarëve".

Gjithashtu sipas INA një turmë prej dhjetëra maqedonas në këto momente po marshojnë rrugëve në pjesën qendrore të Shkupit, me ç`rast ato kanë sulmuar me gurë disa makina të taksive shqiptarë me targa të Tetovës. 

Sipas reporterit të agjencisë së lajmeve INA, që po ndjekë lëvizjen e turmës, ata kanë lëvizur drejt bulevardit kryesor duke qenë pjesë e një marshi kundër vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit.
Turmat përbëhet kryesisht nga mbi 50 të rinj maqedonas, të maskuar me kapela në kokë, duke brohoritur parulla për Maqedoninë dhe parulla antishqiptare dhe raciste.
Turma gjithashtu është afruar drejt disa përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”, duke qëndruar për disa minuta pranë tyre në shenjë nderimi.


Rrjetet sociale për sot ora 17.00 paralajmërojnë protesta në Shkup
15:45
Qytetarë dhe organizata maqedonase përmes rrjeteve sociale të internetit kanë paralajmëruar për sot protesta kundër vrasjes së pesëfishtë në Shkup. Njëra nga protestat është paralajmëruar të zhvillohet në ora 17 para Qeverisë, mirëpo organizatorët e saj akoma nuk janë publikuar se a përfaqësojnë grupe apo lëvizje politike.
Një protestë tjetër është paralajmëruar në qytetin e Velesit pas dite, ku gjithashtu ajo është bërë e ditur dhe është thirrur përmes rrjeteve sociale të internetit.
Nga ana tjetër, është paralajmëruar edhe një marsh paqe i organizuar nga partia VMRO-DPMNE dhe kjo është konfirmuar përmes disa mediave maqedonase.

Video 1: Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Shkup (TV ALSAT)

Video 2:

Video 3:

;

"> 




Lajmet e funditTë rëndomta