ENJT05232013

Perditesimi i fundit09:22:48 PD

Back Lajme Maqedoni Serbia arreston mërgimtarë nga Maqedonia

Serbia arreston mërgimtarë nga Maqedonia

  • PDF

Shpejtësia e palejuar në komunikacion, një mërgimtari shqiptar nga Maqedonia, i cili ka qenë duke udhëtar në territorin serb për të ardhur në vendlindje, i ka kushtuar 30 ditë burgim dhe gjobë prej 15 mijë dinarësh. Ai me familjen e tij, janë ndaluar nga policia në jug të Serbisë, respektivisht në rrugën magjistrale të Vranjës disa kilometra nga dogana kufitare me Maqedoninë, në “Tabanoc”.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, kurse pas 24 orësh qëndrimi në paraburgim, Gjykata Administrative e Vranjës, ndaj drejtuesit të automjetit Ferit Saliu nga Gostivari, me punë të përkohshme në Zvicër,  i ka shqiptuar burgim prej 30 ditësh. Anëtarët e tjerë të familjes, janë lejuar të vazhdojnë rrugën për në Maqedoni. Ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Vranjës, avokati i angazhuar nga familja Saliu, ka bërë ankesë. Procedura gjyqësore vazhdon, dhe pas ankimimit të bërë, familjarët e Ferit Saliut nga Gostivar, janë në pritje të vendimit  përfundimtar të Gjykatës së qarkut në Vranjë.
“Feriti me familjen e tij të ngushtë kanë qenë duke u kthyer nga Zvicra për pushime në vendlindje. Në territorin serb, konkretisht në magjistrale në Vranjë, janë ndaluar nga policia. Preteksti ka qenë shpejtësia e tejkaluar nga ajo e lejuara. Janë dërguar në stacionin më të afërt policor, dhe më pas ndaj drejtuesit të automjetit, pra Feritit gjykatësi hetues ka sjell vendim për 24 orë paraburgim. Të dielën, gjykata ka sjell vendim plotësues me të cilin dënohet me 30 ditë burgim dhe gjobë në të holla. Tani kemi angazhuar avokat dhe kemi bë ankesë ndaj vendimit të gjykatës. Presim vendimin”, thonë nga familja e Ferit Saliut. Nga Drejtoria e Policisë në Vranjë, kanë konfirmuar burgosjen e shtetasit të Maqedonisë. Sipas, prononcimit të tyre, ngjarja ka ndodhur më 14 korrik në autostradën “E 75”, kur drejtuesi i automjetit ka abuzuar me shpejtësinë e lejuar në komunikacion. Lënda më pas është dërguar në gjykatën për kundërvajtje në Vranjë.  Rasti është konfirmuar edhe nga Ministra e Punëve të Jashtme të Maqedonisë. Informatat nga kjo ministri, janë identike me versionin që thonë familjarët e Ferit Saliut.
“Ngjarja ka ndodhur të shtunën. Ajo që dihet është vendimi i gjykatës me të cilin ndaj personit në fjalë është shqiptar dënim prej 30 ditësh burgim dhe gjobë prej 15 mijë dinarësh. Kemi vënë kontakte me ambasadën në Beograd dhe ambasadën e Serbisë në Shkup. Presim verifikimin e plotë të rastit dhe informacion të plotë”, theksuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Koteski, ndëkohë  deklaroi se nuk posedon informata rreth rastit në fjalë.

Arrestohet edhe një tjetër mërgimtar
Gazeta “KOHA” lidhur me informatat për arrestime të shtetasve të Maqedonisë në Vranje, ka kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Në përgjigjen e Drejtorisë policore të Vranjes konfirmohet arrestimi Ferit Saliut, por edhe një shtetasi tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. “Dy shtetas të Maqedonisë më 14 korrik të këtij viti janë arrestuar për shkak të vozitjes së dhunshme në autostradën E75. Ata i janë dorëzuar gjykatësit të Gjykatës për kundërvajtje në Vranje”, thuhet në përgjigjen e lëshuar nga MPB e Serbisë, pas pyetjeve të drejtuara në adresë të saj nga gazeta “KOHA”. Driton ZENKU/KOHA




Lajmet e funditTë rëndomta