SHT05252013

Perditesimi i fundit07:34:33 MD

Back Lajme Maqedoni Sharje dhe ofendime mes deputetëve shqiptarë (VIDEO)

Sharje dhe ofendime mes deputetëve shqiptarë (VIDEO)

  • PDF

Debat i ashpër dhe plot sharje e ofendime mes deputetëve shqiptarë e ka karakterizuar ditën e tretë të debatit për projektin "Shkupi 2014" në Parlamentin e Maqedonisë.

Fillimisht, Zijadin Sela nga PDSH, reagoi për mungesën e figurave si Dervish Cara dhe Hasan Prishtina në qendër të Shkupit.

 

“Në qoftë se në Shkup duhej të kishte ndonjë përmendore që i përket Shkupit dhe që bëhet fjalë për Shkupin, s’duhet të ketë asnjë dilemë, ajo përmendore aty në mes të Shkupit duhet të jetë përmendorja e Dervish Carës, që ka çliruar Shkupin, duhet të jetë përmendorja e Hasan Prishtinës i cili në 1912 çliroi Shkupi. Ndoshta sipas këtyre të BDI-së duhet të jetë edhe përmendorja e Ali Ahmeti, por ky qiellin e ndan bashkë me Gruevskin, ndërsa sheshi është vetëm i Gruevskit”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi.

“S’kemi nevojë për avokaturë, a më pak për avokaturë të atyre që nuk dinë se si ‘Vojvodën’, ta arsyetojnë për koalicionim me ‘Çetniçinjata’, dhe tani mundohen ta bartin temën e diskutimit”, theksoi Talat Xhaferri nga BDI.

Kapakun këtij debati ia ka vënë deputeti Zijadin Sela, duke iu përgjigjur Talat Xhaferit me një gjuhë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit:

“Nuk ka më keq se kur prostituta të shet moral. Ju jeni prostitutat që keni qenë edhe në shtratin e VMRO-së edhe në të LSDM-së, e do përgjigjen”, u shpreh Ziadin Sela i PDSH-së. 




Lajmet e funditTë rëndomta