SHT05182013

Perditesimi i fundit01:29:40 MD

Back Lajme Maqedoni Shqiptarët e Velesit vetë e ruajnë xhaminë

Shqiptarët e Velesit vetë e ruajnë xhaminë

  • PDF

Banorët shqiptarë të Velesit gjatë dy netëve të kaluara vetë e kanë ruajtur objektin e xhamisë qendrore Fazëll Ahmet Pasha që gjendet në këtë qytet. Siç mëson “Zhurnal” banorët janë grumbulluar dhe kanë vendosur që gjatë natës

të qëndrojnë syhapur me qëllim që mos të lejojnë ndonjë grup personash t’i vënë flakën xhamisë.
Ditë më parë një pjesë e banorëve maqedonas që banojnë në afërsi të kësaj xhamie ishin kërcënuar se do ta djegin xhaminë të revoltuar për vrasjen e pesëfishtë që kishte ndodhur në Shkup nga persona deri më tani të paidentifikuar.
Përveç rojës që kanë vënë vetë banorët, mësohet se edhe policia e ka shtuar sigurinë, por te shqiptarët e paktë që jetojnë në këtë qytet është ndjerë shqetësim dhe frikë për fatin dhe pronat e tyre.
Banorët pohojnë se do të mundohen të mbrojnë maksimalisht pronat e tyre, por kërkojnë edhe nga organet e rendit që t’iu mundësojnë shqiptarëve një jetë të qetë dhe të sigurt.
Kërcënimet për djegien e xhamisë janë marrë mjaft seriozisht duke pasur parasysh se një gjë e tillë kishte ndodhur kohë me parë në Prilep, kur në vitin 2001 u dogj xhamia tërësisht dhe pastaj në Manastir kur u dogjën shtëpi dhe objekte të tjera.

..............................

Shqiptarët e Velesit “mbyllen” në xhami
17.04.2012 (15:04)
Në Xhaminë Qendrore të Velesit, Fazëll Ahmet Pasha besimtarët mysliman vazhdojnë të ndihen të pasigurt dhe të shqetësuar nga kërcënimet që po u bëhen këtyre ditëve nga fqinjët e tyre maqedonas që jetojnë përreth këtij objekti të kultit.

Kështu shprehet imami i kësaj xhamie Nesim Demiri duke rikujtuar se situata filloi të tensionohet që kur para dy ditëve gjatë faljes së namazit të jacisë, një banor i etnitetit maqedonas nën ndikimin e alkoolit ka lëshuar fyerje dhe kërcënime e të cilit më pas i ishin bashkangjitur edhe banorë të tjerë.
“Çdoherë që ndodh diçka në Maqedoni, ne jemi të parë në këtë anë d.m.th ofendohemi, fyhemi e kështu me radhë prej rrethit këtu që jetojnë edhe para dy ditëve gjatë jacisë duke u thirë ezani ndodhi një incident këtu në afërsi të xhamisë, një grup maqedonas u afruan këtu afër dhe ia nisën të kërcënojnë, të fyejnë e ofendojnë. Ata që ishin këtu në xhami, ishim një numër i vogël i besimtarëve, u frikësuan tepër, gjegjësisht u shqetësuan”, deklaroi Nesim Demiri, imam i Xhamisë Fazill Ahmet Pasha,Veles.
Sipas imamit Demiri, në rrjetet sociale, të rinj maqedonas por edhe banorë tjerë të Velesit po bëjnë apele që të dalin dhe ta djegin xhaminë Fazëll Ahmet Pasha.
“Më e reja që ka ndodhur është dje, këtu në tregun e gjelbër që ndodhet këtu afër xhamisë. Disa persona kanë planifikuar se si do të bëhet kjo, si do ta djegin xhaminë, si do të bëjnë atë-këtë, si do ta djegin hoxhën dhe kështu kërcënime prej banorëve që jetojnë këtu afër mirëpo ne e kemi informuar policinë dhe policia dje gjatë ditës ka qenë tërë ditën këtu dhe ka qenë qetë”, u shpreh Nesim Demiri, imam i Xhamisë Fazill Ahmet Pasha,Veles .
Tensionet e ditëve të fundit, duket se i kanë shqetësuar edhe qytetarët tjerë jomaqedonas të këtij qyteti.
“Në Veles momentalisht është vështirë, kemi frikë pasi pas incidenteve të këtilla frikësohemi që gjatë orëve të vona të natës të shkojmë në xhami dhe të falim namazin pasi para dy ditëve kishim një incident, u frikësuam dhe tani natën kemi frikë të vijmë këtu”, tha Yildirim Elmazov, qytetar.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Veles thonë se e kanë rritur numrin e policëve që patrullojnë afër xhamisë dhe që nuk do të lejojnë eskalimin e situatës së tensionuar. Në Veles ka shumë pak familje të besimit islam që jetojnë në këtë qytet.
Valmir Kuçi-TV ALSAT

...................


Sonte Velesi në rrezik!

16.04.2012 (23:04)


Pas frikësimit që iu ishte bërë në namazin e jacisë besimtarëve mysliman-shqiptarë në xhaminë e qytetit në Veles, në rrjetet sociale në internet të rinj maqedonas po bëjnë apele që të dalin në Veles dhe të asimilojnë shqiptarët.
Në fakt ata po bëjnë apele që të dalin dhe ta djegin xhaminë në Veles.
Megjithatë policia mësohet se ka shtuar sigurinë dhe nuk do të lejojë një gjë të tillë. Në qytetin e Velesit ka pak shqiptarë që jetojnë, ndërkaq më së shumti banojnë në fshatrat për rreth.
Banorët kërkojnë më shumë siguri nga organet kompetente.  /zhurnal-tetova1




Lajmet e funditTë rëndomta