ENJT05232013

Perditesimi i fundit09:22:48 PD

Back Lajme Maqedoni Shteti hyn në recesion!

Shteti hyn në recesion!

  • PDF

Shteti shumë shpejt mund të shpallet në gjendje recesioni. Kjo si pasojë e borxhit të madh të ministrisë së Financave ndaj kompanive private në vend, por edhe rënies së vazhdueshme të Bruto Prodhimit Vendor (BPV).

 

Përveç rënieve të vazhdueshme të BPV-së në çdo tre muajt e fundit, “Zhurnal plus” jozyrtarisht mëson se edhe rezultatet e kuartalit të dytë të vitit 2012 do të jenë me rënie të BPV-së, ndërsa shpresa për rritje nuk ka as për kuartalin e tretë, për shkak se nuk ka investime kapitale produktive në vend dhe kështu pas shpalljes së rezultateve të këtij kuartali shteti duhet të shpallë gjendje recesioni. 

Burime të gazetës “Zhurnal plus”, madje thonë se sipas të gjithave analizave të bëra deri më tani për kuartalin e dytë të vitit 2012, ai do të del me minus dhe kjo do të thotë që borxhi ndaj ndërmarrjeve akoma do të vazhdojë. 

“Të gjitha rezultatet dhe analizat tregojnë se edhe kuartali i dytë i viti 2012 do të shënojë rënie ose siç themi minus, dhe atë pas rënies për 1,4 për qind e cila është shënuar në kuartalin e parë. 

Dhe, tash nëse e njëjta ndodh edhe me kuartalin e tretë, pra prej në muajin shtator deri në dhjetor, atëherë duhet që menjëherë të shpallet gjendje recesioni e vendit”, ka thënë për “Zhurnal plus” burimi, duke folur për gjendjen faktike të ekonomisë në vend. 

Duke komentuar situatën momentale ekspertët theksojnë se shteti veç më ndodhet në recesion dhe këtë e ndjejnë edhe qytetarët dhe ndërmarrjet.Alarm për borxhin e madh të ministrisë së financave ndaj kompanive private e ka dhënë edhe deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri i cili deklaron se jo rastësisht pjesa dërmuese e kompanive janë në jolikuiditet, nuk kanë para për ushtrimin e veprimtarisë, madje as që mendohet për investime nga kompanitë. 

Por si rezultat i mosrealizimit të kërkesave nga qeveria shumë subjekte kanë xhirollogari të bllokuara si rezultat i moslikuiditetit. “Mbi 100 mijë subjekte janë të bllokuara. Është e papranueshme që të mos bëhet publik borxhi që e ka shteti ndaj kompanive. Ministria e Financave e ka obligim që borxhin ndaj kompanive ta bëj publik. 

Sipas gjitha supozimeve, meqenëse nuk ka informacion për këtë pozicion, supozohet se mbi 350 milion euro, qeveria ka borxh ndaj kompanive dhe biznesit në vend. 

Nëse i referohemi shpenzimeve operative të ministrive dhe investimeve kapitale, nga 2009 dhe deri tash, Qeveria ka shpenzuar mbi dy miliard e 500 milion euro, dhe është evidente që kjo shumë e parave aspak nuk janë të paguara ndaj bizneseve. Qeveria u ka borxh shumë ndërmarrjeve ndërtimore, me miliona euro, po ashtu edhe atyre kompanive të cilat prodhojnë material ndërtimore”, tha deputeti Zeqiri. /zhurnal/




Lajmet e funditTë rëndomta