Në një nga dhomat e shtëpisë, çdo ditë të jetës së tyre e kalojnë vëlla e motër duke u përballë me kushte jashtëzakonisht të vështira e të rënda. Atyre ju mungon çdo gjë elementare për jetën duke filluar nga ushqimi, uji për t’u pastruar, banja, mobiliet e shumë të tjera, që për ne të tjerët janë të zakonshme. Fatimja është në vitet e 30-a, çdo ditë e kalon ulur në këtë krevat të vetëm, e mërzitur dhe e hidhëruar nga fati në jetë.
“Këtu jetojmë, këtu hamë, këtu pimë e krejt, vetëm këtë dhomë e kemi..Vetëm e mërzitur, vetëm , nuk ka kush vjen, dikush kush kujtohet vjen, ndonjëherë shkoj nëpër kojshi por vetëm jam..Këto që janë brenda i kemi krejt, edhe kjo nuk bën, krejt çimento është, qe edhe këtë mushamanë e kemi, edhe një tepih e kemi pas të vjetër që na kanë dhanë kojshitë po e kemi largu se nuk po bën më..Me u mbulu vec me këto qebe, ftoftë është, qe me këto qebe unë po mbulohem e me këto tjerat vëllai im, edhe vetëm këtë krevat e kemi kurrgjë tjetër. Vëllai im e ka një sfungjer edhe po fle në tokë e unë këtu më nalt….Shiu hyn brenda…këtë krevatin nuk mund ta lë të xhami se shiu po e lag, po kalbet, e kam lënë këtu se është pak më thatë, po kalbet edhe dhoma këtu”, u shpreh Fatime Etemi.
Rrëfimin për jetën e saj të vështirë Fatimja e vazhdon duke na treguar se veç një dëshirë ka në jetë, të ketë banjë dhe një dhomë të vogël e të ngrohtë, ku do të mund të bëjnë gjumë të rehatshëm e pa frikë.
“Unë kom dëshirë mi pas dy dhoma të reja, bashkë me vëllain nji shtëpi me dy dhoma të reja me pas…A keni banjë, vc? Jo, nuk i kemi hiq ato,nuk I kemi, veç këtë dhomën e kemi, nuk I kemi kushtet e mira..A ujë, ku I lani enët, ku e mbush nji gotë ujë? Ku e mbush nji gotë ujë, e kena vec nji krua, e kena të vjetër para disa vjetëve, aty mbushi ujë”, tha Fatime Etemi.
Të njëjtën dëshirë e shpreh edhe vëllai i Fatimes, Hajri Etemi i cili thotë se me ndihmën sociale prej 1480 denarë nuk mund të arrijë të sigurojë as ushqimin.
“Dimrit është më vështirë, por frikohem se mund të bjerë, nuk i dihet një natë ja bën brum edhe shkojnë dy veta, sikur nuk je, mbaron jeta..Ju bëj apel kush sa ka mundësi, ose më të holla ose me material ndërtimor, kush ka mundësi mundet lirisht të ndihmoje. Ju vendin e keni , dmth vetëm ju duhet materiali ndërtimor? Vetëm materiali ndërtimor, kush sa ka mundësi mund të vij lirisht të na vizitojë, ta sheh shtëpinë? Për sa keni nevojë, për dy dhoma? Dy dhoma janë mjaftueshëm..kushtet I dini, I keni pa vet, ma shumë nuk kam”, u shpreh Hajri Etemi.
U larguam nga kjo shtëpi në fshatin Slivnik të Velesit, duke lënë vëlla e motër në mjerim. Edhe pse të dëshpëruar nga jeta, ata na përcollën me fjalët se një ditë gëzimi ndoshta do të lulëzojë edhe për ata. /Melihate Rustemi - Alsat/
Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mundë të kontaktojnë përmes numrit të telefonit ose xhirollogarisë:
Tel: +389 71 888 489
Numri i xhirollogarisë:
Për Maqedoni: 240297361265849
Për diasporë: IBAN MK 07240297361265849
Hajri Etemov, fshati Slivnik, komuna e Velesit
Banka: UNI bank, Veles


