ENJT05232013

Perditesimi i fundit12:41:31 MD

Back Lajme Maqedoni Sot 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

  • PDF

Sot është 102 vjetori i lindjes së humanistes dhe nobelistes shqiptare Nënë Tereza ndërsa në Shkup janë organizuar ceremoni të shumta për hir të kësaj dite.

 Sonte në orën 19:30, në amfiteatrin e shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezës në Shkup do të shfaqet premiera e filmit “Duke jetuar me Nënë Terezën” nga regjisori japonez dhe presidenti i Akademisë Japoneze të Filmit, Shigeki Çiba.

Gjithashtu, në Shtëpinë e Armatës, Ministria e Kulturës e Maqedonisë do të ndajë çmimin shtetëror “Nënë Tereza”, mirëpo kësaj radhe ky çmim nuk i është ndarë asnjë personaliteti apo shoqate shqiptare.

Gonxhe Bojaxhiu, u lind në Shkup në vitin 1910 ndërsa ndërroi jetë me 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë.




Lajmet e funditTë rëndomta