Emrat e tyre u zbardhën sot krahas tetë bashkëpunëtorëve maqedonas, si Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski, Kosta Ballabanov, Jordanco Qevreski, Vlladimir Millcin, Nikollce Babovski dhe Vangell Gagacev.
Sefedin Haruni është ish-deputet dhe ish-kryetar i PPD-së, kurse Mahi Nesimi është ish-ambasador i Maqedonisë në Kroaci. Shaban Shehu është ish-ministër në qeverinë e fundit komuiste, ndërsa Faredin Miftari thuhet të jetë ish-drejtor i burgut dhe më pas ish-drejtor i një shkolle fillore.
Emrat e tyre janë publikuar në uebfaqen e Komisionit për Lustrim në pajtim me Ligjin për Përmbushjen e Kushtit Plotësues për Ushtrimin e Funksionit Publik. /zhurnal.mk/


