PRE05242013

Perditesimi i fundit08:29:16 MD

Back Lajme Maqedoni Tetovë, 122 aksidente më pak se vjet

Tetovë, 122 aksidente më pak se vjet

  • PDF

Në gjashtë muajt e kaluar të këtij viti në rrugët e Tetovës dhe rrethinës që i përfshin stacioni policor për sigurim të trafikut kanë ndodhur gjithsej 348 fatkeqësi rrugore ose 122 më pak në krahasim me fatkeqësitë që ndodhën në të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar.

 

“Mirëpo, përsëri në këtë periudhë është rritur numri i aksidenteve me pasoja shumë të rënda. Gjithsej janë regjistruar gjashtë fatkeqësi ku gjashtë viktimat kanë pësuar tragjikisht, ndërsa vitin e kaluar në këtë kohë ishin të regjistruara pesë raste,që domethënë një më pak se këtë vit”, tha zëdhënësi I SPB në Tetovë Marjan Josifovski.

Gjithashtu, sipas tij, janë të regjistruara edhe pesëmbëdhjetë fatkeqësi me 23 persona shumë të lënduar,88 me 160 njerëz ku lëndimet janë të lehta dhe 239 me dëme materiale e cila shumë arrin mbi 14 milion denarë. Nga SPB e Tetovës njoftojnë se arsyet më të shpeshta për ndodhjen e aksidenteve rrugore janë, shpejtësia e papëlqyer respektivisht vozitje shumë e shpejtë, mosrespektimi i shenjave në komunikacion dhe tejkalimet apo mosdhënia e përparësisë.

“Policët e trafikut për arsye të mangësive dhe mosveprimeve të rregullta kanë përjashtuar nga trafiku gjithsej 292 shoferë dhe 704 automjete. Arsyet e përjashtimit janë të llojllojshme duke filluar nga menaxhimi nën ndikimin e alkoolit ose pa lejen për vozitje deri tek mungesa e trafikut ose nga konstatimi i mosfunksionimit teknik të automjetit”, ka shtuar më tej Josifovski.

Për periudhën për të cilën bëhet fjalë, janë të dorëzuar, madje 1494 kërkesa për veprim të parregullt, të përgatitura janë edhe 3286 urdhërpagesa dhe 2325 thirrje për pagesë të gjobave. Mbi të gjitha përkohësisht janë të konfiskuara 55 leje për vozitje.

/zhurnal/




Lajmet e funditTë rëndomta