hën05202013

Perditesimi i fundit10:13:08 MD

Back Lajme Maqedoni Thaçi - Cërvenkovski do firmosin bashkëpunimin

Thaçi - Cërvenkovski do firmosin bashkëpunimin

  • PDF

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në një terren neutral në pompën e benzinës “Petrol Kompani” në autostradën Tetovë - Shkup.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ai i LSDM-së, Branko Cërvenkovski sot apo nesër pritet të firmosin marrëveshjen për bashkëpunim dhe përkrahje të ndërsjelltë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në një terren neutral në një takim që paralajmërohet në pompën e benzinës  “Petrol Kompani” në autostradën dalje të Tetovës për në Shkup.
Kuvendi qendror i PDSH-së i ka dhënë dritë jeshile marrëveshjes për bashkëpunim zgjedhor me LSDM.
Marrëveshja parasheh që dy partitë të mbështesin njëra tjetrën në komunat e përziera multietnike dhe komunat ku në epërsi apo shumicë dominuese është njëri nga dy komunitetet.  Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi deklaroi se marrëveshja parasheh mbështetje reciproke, ashtu që atje ku mund të fitojë LSDM do të mbështetet nga PDSH-së dhe e kundërta. Marrëveshja e arritur ka hasur në kritika të ashpra nga partitë e tjera shqiptare. (INA)




Lajmet e funditTë rëndomta