Sipas Thaçit nuk ka pasur ofertë të opozitës maqedone ndaj Rufi Osmanit, por ka qenë Osmani ai që ka ofruar bashkëpunim duke u premtuar se do ju jep poste të drejtorëve.
“Komunikimet e tij ishin direkte me Zaevin dhe Petrovin. Nga ana jonë kishte ofertë nëse Osmani është i interesuar për ndonjë funksion, nga PDSH të kandidojë për kryetar komune. Për një gjë të tillë jam i gatshëm që të bisedoj, por nuk jam i gatshëm të bisedojë për program tjetër politik ose platform politike”, thotë Thaçi.
Sa i përket afatit që iu dha Rufi Osmanit për tu deklaruar nëse do të bashkohet me frontin opozitar, sipas kryetarit të PDSH-së ai nuk kam biseduar me të, por ka qenë Cërvenkovski ai i cili i dërgoi porosi se PDSH do të presë disa ditë. “ E vërejta nervozën tek Osmani. Ditën kur bisedova me Cërvenkovskin, të nesërmen Osmani deklaroi se nuk do të bashkëpunoj me ne. Jam i sigurt se gaboi. Për fatë të keq, ai nuk e kupton këtë gjë. Jam i sigurt se në zgjedhjet e ardhshme ai dhe partia e tij do të shkojnë në histori”, deklaron Thaçi.
Në intervistën për gazetën maqedonase "Dnevnik", lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka folur edhe për proceset politike në të cilat po kalon Maqedonia. Në pyetjen se: pse jeni ende në listën e zezë dhe për këtë a keni folur me Volersin?, Menduh Thaçi është përgjigjur se ai kurr nuk mund ti zemërohet amerikanëve, duke mos iu harruar të mirat që i ka bërë Amerika për shqiptarët.
"Unë kurrë nuk ankohem për gjëra personale, e as kam pyetur. Unë kam një përgjigje zyrtare që në vitin 2003 se me aktivitetit tim politik dhe deklarat e mia: se unë jam kundër implementimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ky është shpjegimi zyrtar se pse unë nuk mund të marrë një vizë nga SHBA-të. Gjithçka tjetër që ndodh në mes meje, PDSH-së dhe administratës amerikane nuk i ngjan kësaj. Edhe shumë gjëra më të këqija mua të më bëjnë amerikanët unë kurrë nuk do tu zemërohem, sepse shumë gjëra kanë bërë për popullin tim. Informatat e mia flasin se ajo formalisht më nuk funksionon. Nëse unë do të kërkojë vizë për SHBA muajin e ardhshëm, do ta shohim.", ka thënë Menduh Thaçi.
/tetova1/


