Me parullat ' Dadiç=Millosheviq', 'Jemi Një', 'Në mbrotje të UÇPMB-së' protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj autoriteteve sërbe për heqjen e lapidarit ditë më parë në Preshevë.
Me moton ‘Presheva, Bujanoci dhe Medvegja’ janë nën shtetrrethim, shoqatat e veteranëve te luftës, të sot me fillim në orën 14.00 do të protestojnë para ambasadës së Serbisë në Shkup.
-Ne kemi parashikuar një defilim dinjitoz, me parulla të caktuara të cilat janë parulla të situatës dhe ndër ato do ti kemi pesë të caktuara për mbrojtjen e UÇPMB-së, kthimin e lapidarit, largimin e forcave nga shtet rrethimi, dhe njëkohësisht kundër veprimeve që janë të ngjashme me ato të Milloshevicit, tha Veliu.
-Në protestë do të valojë flamuri jonë kombëtarë dhe gjitha parullat e lartpërmendura. Janë të ftuar të gjitha komunat shqiptare, deputete dhe shumë përfaqësues tjerë. Protesta fillon në 13:30, mblidhemi para ndërtesës së ish ‘Nova Makedonijas’ dhe nëpërmjet rrugës së Vodnos shkojmë drejtë ambasadës së Serbisë, në orën 14:00, tha Veliu.
Ndërkohë që deklarata e Veliut ka qenë vetëm në gjuhën shqipe, kanë reaguar mediumet maqedonase të cilët e kanë konsideruar se Veliu nuk dëshiron të jep deklaratë për mediumet maqedonase.


