DIE05192013

Perditesimi i fundit10:13:08 MD

Back Opinion Opinion Deri kur duhet t’ia bëjmë qejfin maqedonasve, ata të na fyejnë dhe ne t’i durojmë!?

Deri kur duhet t’ia bëjmë qejfin maqedonasve, ata të na fyejnë dhe ne t’i durojmë!?

  • PDF

Edhe atëherë kur reprezentuesit shqiptarë të Kombëtares së Maqedonisë në futboll në mënyrë dinjitoze mbrojnë ngjyrat kuqeverdhë dhe janë ndër më të mirët në fushë, edhe atëherë kur Agim Ibraimi shënon gol, edhe atëherë kur Muhamed Demiri lufton me shpirt që mos të tundet rrjeta e tyre,

edhe atëherë ne shahemi dhe ofendohemi në baza etnike nga tifozë maqedonas. Kështu ndodhi edhe në ndeshje miqësore Maqedoni-Danimarkë, që u zhvillua të mërkurën në mbrëmje në Shkup.

Tifozët maqedonas u treguan të padurueshëm. Jo për të filluar ndeshja, por për të filluar me arsenalin e tyre të fyerjeve antishqiptare.

Këta qyqarë që shpeshherë kanë ngrënë dajak nga tifozët e ekipeve shqiptare, shfrytëzojnë çdo rast për të “ngrënë m...” kundër shqiptarëve. Mirëpo këtë e bëjnë vetëm kur janë të sigurt pas kordonëve policore. Sepse janë të vetëdijshëm dhe të sigurt se munden lirisht të shajnë, të ofendojnë shqiptarët, madje edhe të djegin flamurin shqiptar dhe për këtë të mos japin kurrfarë përgjegjësie.

Akoma pa filluar mirë ndeshja tifozët maqedonas pa asnjë shkas dhe arsye si shume herë më parë, filluan orkestrën e tyre fashizoide me ofendime ndaj shqiptarëve, me anë të brohoritjeve, të tipit: “Dhoma gazi për shqiptarët” (“Za siptari gasne komore”), “Shqiptarë i mirë është shqiptarë i vdekur” (“Dobar shiptar mrtov shiptar”, “Ai që s’kërcen është shqiptar” (Koj ne skoka toj e shiptar”).

Huliganët fashizoid maqedonas të dehur nga ky antishqiptarizëm, nuk i ndali as goli i shënuar nga Agim Ibrahimi, përkundrazi në momentin që ai festonte golin e realizuar ofendimet vazhdonin pa rreshtur.

Pas ndeshjes tek Ibraimi dhe Demiri vërehej dukshëm zemërimi. Ata theksuan se nuk  mund ta kuptojnë tifozërinë maqedonase se si mund të fyhen kur përfaqësojnë Maqedoninë.

Në anën tjetër, krejt ndryshe ka kaluar Kombëtarja e Maqedonisë U21 në miqësoren me U21 të Shqipërisë në Laç.

Atje Federata shqiptare e futbollit (FSHF) ia kishte plotësuar të gjitha dëshirat Kombëtares U21 të Maqedonisë, madje duke e urdhëruar policinë shqiptare ta heqin flamurin e madh kuqezi nga tribuna, me qëllim që të mos provokohen eventualisht futbollistët e Maqedonisë.

Dmth edhe kësaj here FSHF-ja është treguar zemërgjerë dhe i largon simbolet kombëtare vetëm e vetëm për të mos ia prish qejfin maqedonasve.

FSHF-ja shumë shpejt po harron se si ishte pritur Kombëtarja shqiptare e futbollit para dy viteve nga tifozët maqedonas “Majmuni” të skuadrës “Pobeda” në Prilep, në ndeshjen miqësore të luajtur në këtë qytet, ku pati thirrje raciste ndaj shqiptarëve (“Dhoma gazi për shqiptarët”, “Vetëm shqiptari i vdekur, është i mirë”…), dhe se çfarë ka qenë reagimi i policisë vendore.

Ndërkaq, në momentin që e kishim kontaktuar kreun e FSHF-së, duke e pyetur se si ndjehen pas këtyre fyerjeve raciste, fashizoide dhe nëse e shohin të udhës për këtë të ankohen në UEFA, morëm këtë përgjigje: “Nuk i kemi kuptuar ofendimet. Federata nuk preferon të ankohet në UEFA”! Çfarë arsyetimi absurd dhe paradoksal.

Nëse autoritet e FSHF-ja mendojnë se me këto veprime janë duke kontribuuar në zbutjen e atmosferës së krijuar në tërësi, atëherë e kanë gabim, sepse një disponim i tillë nuk ekziston tek pala tjetër.

Sikur të ekzistonte një gjë e tillë, atëherë edhe kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilco Gjorgjioski do të bënte veprimin e Armando Dukës, i cili kishte urdhëruar forcat e rendit që në stadiumin “Qemal Stafa” të ndalojnë thirrjet “Shqipëri Etnike”, por atij as që i ka shkuar në mendje.

Në fund vetëm do të kisha pyetur se deri kur duhet t’ia bëjmë qejfin maqedonasve, ata të na fyejnë dhe ne t’i durojmë!?




Lajmet e funditTë rëndomta