SHT05182013

Perditesimi i fundit09:17:36 MD

Back Opinion Opinion Koment: Hipokrizia brirë s’ka !!!...Fjalët si kushi, punët si kërkushi (VIDEO)

Koment: Hipokrizia brirë s’ka !!!...Fjalët si kushi, punët si kërkushi (VIDEO)

  • PDF

Muhamed Zeqiri, Kryeredaktor në ALSAT-M

Për herë të parë në Maqedoninë pluraliste do të jemi dëshmitarë të një koalicioni maqedono -shqiptarë  në zgjedhje. Kjo falë Cërvenkovskit e Menduh Thaçit.

Asgjë nuk do të ishte për tu çuditur por përkundrazi do duhej përshëndetur nga të gjithë nëse  këtë ta bënin fytyra të reja politike në vend e jo fytyra të harxhuara  të cilët në dy dekadat e fundit nuk lanë send pa I thënë njëri tjetrit. Posaçërisht ky i dyti Menduh Thaçi i cili deri dje e quante xhelat të shqiptarëve po këtë Cërvenkovski, tani i bën thirrje simpatizantëve dhe militantëve të partisë së tij, ta votojnë të njëjtin. Kështu vendosi dje kryesia e PDSH-së. Besoj nuk keni harruar z.Thaçi çfarë deklaronit për TV ALSAT M vetëm para një viti për konceptin e saj dy gjuhësor… Nëse keni harruar Ju përkujtoj, më 24 qershor të vitit të kaluar në një reagim drejtuar TV ALSAT-M patët thënë : “Themeluesit e këtij televizioni vazhdimisht kanë manifestuar interesat e tyre politike . Duke qenë të bindur se nuk kanë gjasa që me procedura demokratike të fitojnë legjitimitet politik, ata e përdorin televizionin si instrument për ndikim politik për të arritur atë që partitë maqedonase nuk arrinin dot zëvendësimin e ligjërimit etnik me atë multietnik tipik për traditën jugosllave të bashkim-vëllazërimit”.

E tani ju u bëni thirrje anëtarëve të PDSH-së të votojnë kandidatët e LSDM-së...  A nuk është kjo Hipokizi??? Apo ka ndryshuar diçka tek JU? Sidoqoftë na vjen mirë se keni filluar të kuptoni realitetin e shtetit ku jetoni dh veproni, kjo është për tu përshëndetur,  por e kemi për borxh të përkujtojmë shikuesit dhe opinionin e gjerë cilat kanë qenë qëndrimet e juaja për LSDM-në  dhe Branko Cërvenkovskin. Në vitin 2006 në koalicion më VMRO DPMNE -në, por jo parazgjedhor por pas-zgjedhor  ju lartësoj aq shumë VMRO DPMNE-ja e Gruevskit duke Ju dhënë epitetin ‘VOJVOD’ e Ju ,  Cërvenkovskin e bashkëpartiakët e tij I quajtët ÇETNIK …

“Do të pajtohem, do të mbajë gradën e vojvodës por ju zotëri të pyeteni kush jeni ju? Çetnikë të vegjël dhe madje me gradën kapiten Manasievski çetnik me emblemën e vogël serbe në kokë, kapteni i vjetër Radmilla Shekerinska me emblemën e vogël serbe në kokë, kapiten i vjetër I klasit të parë Branko Crvenkovski me emblemën e Sheshelit dhe kapiten I vjetër I klasit të parë Gligorov me emblemën e madhe të Millosheviqit”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së  më 14.11.2007.

E tani do të jeni bashkë me këta ÇETNIK, e tani u bëni thirrje anëtarëve të PDSH-së të votojnë pikërisht për ata të cilët Ju I quajtët ÇETNIK … Aferim z.Thaçi…

Do t’ju përkujtoj gjithashtu çka deklaruat jo më larg se para disa ditëve në  intervistën tuaj në Kanal 5 për koalicionin e mundshëm maqedono – shqiptar.

“Tani për tani kjo është një ide e pamundur pasi unë mendojë por edhe partia ime derisa nuk zgjidhen interesat kombëtare të shqiptarëve ose problemet ndër-etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, koalicione të tilla mund të jenë qesharake dhe të papërdorshme”, tha  Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së më 02.07.2012.

Definitivisht thoni jo për koalicion maqedono-shqiptar para zgjedhjeve?

“E pamundshme dhe mendojë se çdo parti e shqiptarëve e cila do të guxojë ta bëjë këtë do të përfundojë si partitë të cilat në Jugosllavi ose njerëzit që ishin anëtarë të Partisë Komuniste mendonin se aq shpejt do të zgjidhen këto probleme”, deklaroi Thaçi. Çka ndodhi brenda këtyre ditëve e opinion dhe anëtarët e PDSH-së nuk e dinë? E keni për borxh të tregoni z.Thaçi.  Po të ishit burrë, dje vetë do të dilnit të shpjegonit dhe zyrtarizonit koalicionin me LSDM-në e jo para mbledhjes të nxjerrni Arbër Xhaferin e më pas zëdhënësin Tresi. Njiheni në opinion si orator I mirë… Në nofull jeni shumë I fortë z.Thaçi “FJALËT I KENI SI KUSHI POR fatkeqësisht PUNËT SI KËRKUSHI”…  

Para zgjedhjeve të fundit edhe Ju edhe Cërvenkovski kishit deklaruar se do të largoheni nga kreu I partisë nëse humbni.  Humbët por nuk u larguat ende mbani peng partitë. Ja çka deklaruat para atyre zgjedhjeve edhe në Shqipëri edhe në Shkup.

“Do të investoj maksimalisht që përmes një procesi të vërtetë demokratik ta fitoj shumicën e mbështetjes të ma japin shqiptarët dhe më pastaj do ta çoj procesin përpara. Po nuk e marr këtë shumicë nuk ka vetëm mirupafshim në politik mund të ketë edhe lamtumirë”, d eklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së  më 01.12.2009.

Nëse nuk fitoni në zgjedhje, çfarë do të ndodh? 

“Dihet, do të tërhiqem...”, deklaroi Menduh Thaçi,  në një intervistë për TV A1.

Përgjithmonë nga politika?

“Përgjithmonë”, u përgjigj shkurtë  Menduh Thaçi,  kryetar i PDSH-së.

U bashkuat me LSDM-në për të rrëzuar nga pushteti Gruevskin e Ahmetin, asgjë të keqe këtu nuk ka… por ama harroni se këtë vështirë mund ta bëjnë LSDM dhe PDSH duke JU pas në krye, Juve dhe Cërvenkovskin .  Jo se Greuvski e Ahmeti e meritojnë të jenë aty ku janë, ‘në pushtet’,  por shqiptarëve dhe maqedonasve ju nevojiten njerëz të ri për ti zëvendësuar të njëjtit. Edhe Gruevski e Ahmeti duhet ta kenë të qartë se edhe për ata: “ KUNGULLI MBI UJË GJITHMON NUK SHKON….

;feature=youtu.be




Lajmet e funditTë rëndomta