Selim IBRAHIMI
Tre ushtarë të forcave të KFOR-it u plagosën të premten në veri të Kosovës nga forcat paramilitare serbe.
Tensionet në veri u shtuan edhe më shumë që nga zgjedhja e presidentit radikal Tomisllav Nikoliq në fund të majit,ndërkohë presidenti serb tha këtë javë se nuk ka ndërmend të shkëputë lidhjet me Rusinë dhe të leshojë Kosovën si interes kombëtarë serb,përkrah anëtarsimit serb në BE dhe NATO.
Pas vizitës së Nikoliqit në Moskë, presidenti rus Putin, mbështeti edhe njëherë Serbinë, në rrugën drejt partneritetit strategjik me Moskën,dukei dhën një bilion dollarë ndihmë financiare të premtuar në vitin 2009 Beogradit.
Më poshtë në Maqedoni,kryeministri Gruevski as që u shqëtësua rreth ngecjes së vendit drejt rrugës së BE-së dhe NATO-s.
Edhe përkundër se Samiti në Chikago nuk kishte për synim zgjërimin me anëtarë të rinjë, qeveria e Maqedonisë nuk e ka parë këtë si dështim apo rrezik eminent për vendin fragjil të zhytur në tensione ndëretnike.
Qeveria në Shkup është duke u përballuar me dilemën se ku është interesi gjeo-strategjik i Maqedonisë ,në politikën rajonale pas” rënies ekonomike” të Amerikës dhe krizës politiko-financiare në BE.
Maqedonia dhe Serbia nuk dëshirojnë BE dhe NATO-n
Maqedonia deri më tani nuk është duke e shikuar si përparësi strategjike BE apo NATO-n,por të gjitha forcat dhe kapacitet edhe ashtu të dobëta diplomatike dhe financiare i ka koncentruar drejt aleancës ruso-kineze-serbe, si një lidhje që do të kishte për synim largimin e amerikanëve nga rajoni ose të paktën për të kontrabalancuar amerikanët.
Prandaj fushëbeteja e në dekadën që kemi hyrë është duke u përqëndruar në Evropën Qendërore dhe Ballkan, në mes amerikanëve dhe rusëve,pra që ka të bëjë me vendosjen e sistemeve raktore amerikane në Poloni,Rumani dhe të një pjese në Turqi.Këtu në këtë lojë të rivaliteteve historike ,kanë hyrë edhe disa shtete të Ballkanit Perëndimorë ,duke u përpjekur të ndikojnë apo të fitojnë territore të reja.
Përdersisa Uashingtoni dhe Moska janë duke u ashpërsuar tonet rreth qëllimit të këtij projekti,si duket Maqedonia është duke u përpjekur që të idhërojë amerikanët-duke u vlerësuar si një vend që nuk është duke i dëgjuar këshillat e tyre,për sa i përket politikës rajonale.
Po ashtu këtu Serbia nën drejtimin e presidentit të ri jo vetëm që do të shkakëtojë krizë të brendshme politike, por është duke ndryshuar edhe kursin diplomatik dhe ushtarak të Serbisë.
Ai pohoi këtë javë se anëtarësimi në NATO nuk është përparësi e Beogradit dhe se vendi ka alternativa të tjera ekonomike dhe strategjike.
Vlimet që janë duke u parë në rajon si duket do të cojnë në ngjarje, që shtetet aktuale të Ballkanit ,të ballafaqohen shumë shpejt me probleme të brendshme politike dhe përshpejtimit të krijimit të aleancave rajonale dhe globale.
Dekada që hymë do të karakterizohet me tendencat e njohura të përcarjes së Bosnjës së post - Dejtonit (1995).
Kosova është duke hyrë në një fazë jo të mirë për shqiptarët.Qeveria në Prishtinë e paftë të ushtërojë sovranitetin në veri, ka lënë këtë pjesë të Kosovës, në dorë të forcave dhe administratës paralele serbe.
Konflikti i ngrirë në veri të Kosvës,incidentet e përditshme në Maqedoni, situata e brendshme në Serbi ,gjendja e bllokuar politike në Bosnjë, kanë detyruar BE, të ndërmarrë nisma diplomatike për të ulur tensionet.
Rivalitetet rajonale në lojën e re ballkanike
Droja e BE-së qëndron në mundësinë e largimit të Serbisë dhe Maqedonisë nga orbita evropiane dhe afrimin e këtyre të fundit me Rusinë apo Kinën.Investimet që këto shtete i presin nga keto shtete, janë të karakterit ekonomik dhe të ndërtimit të tubacioneve të gazit natyrorë nga ndërrmarjet ruse-kineze dhe së fundi ,sipas vlerësimeve serbo-maqedone këto dy vende do të fitonin një farë rëndëse strategjike përkrah nismave të BE-së dhe Amerikës.
Këto veprime të BE-së janë të karakterit të diplomacisë së butë që aktualisht BE përpiqet t’i promovojë në Ballkan,kundër faktorëve tjerë rajonalë ruso-kinez.Por,dobësia e BE-së tanimë ëshë mëse e theksuar në të gjitha dërgatat diplomatike në Ballkan për të transformuar atë.
Nismat e BE-së kundërshtohen nga Serbia dhe Maqedonia,këtu presidenti i ri serb,Nikoliq ,njoftoi se do t’i rishikojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën,ndërsa Maqedonia po ashtu në aleancë të re, është duke hudhur poshtë cdo propozim të BE-së dhe Amerikës për ndryshim të emrit dhe respektim të Marrëveshjes së Ohrit (2001).
Kriza në Eurozonë dhe masat e rrepta të Gjermanisë ndaj shteteve tjera të unionit, kanë lënë pas ngjarjet negative se cfarë mund të ndodh atje.
BE dhe Amerika edhe përkundër krizës që janë duke kaluar janë duke u përpjekur që të shpëtojnë zonën nga një cilkël tjetër tensionesh ,por në anën tjetër Uashingtoni dhe BE, përsëri janë duke e parë rajonin si cështje të karakterit apo të interesit dytësorë.
Kjo situatë që do të theksohet në dekadën që këmi hyrë, është shfaqur përshkak të dhënies përparësi të krizave dhe strategjive të reja që SHBA përpiqet t’i influencojë në politikën botërore.
Kështu këtë vakum dhe prishje të baraspeshës gjeopolitike në rajon janë dukë e shfrytëzuar fakorë të tjerë të jashtëm në bashkpunim më Serbinë dhe Maqedoninë.
Prandaj,në një periudhë të shkurtur mund të shohim ndonjë konflikt të izoluar në Ballkan dhe një aleancë lindore për të kontrabalancuar Amerikën dhe shtetet jo sllave në këtë bosht gjeopolitik të sapo krijuar.
Së fundi ,lëvizjet e reja në Ballkan ,të karakterit rajonal të nxitur nga Fuqitë Botërore, do të ri- përcaktonin gjeopolitikën e re të rajonit dhe në një farë mënyre do të rreshtonin forca të tjera në zonë.
Selim Ibraimi-Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare,Universiteti Webster-SHBA.


