profeci
e shpresa...
e fundit në rrugë vazhdonte t’i puthte dorën
profecisë
mbi ardhjen e një njeriu me qime sheqeri
( fragment nga „Dosja e një kënge të heshtur“)
Motivi i frymezimit të këtyre vargjeve të përjetuara rëndë ishte Tetova e zhytur në spiralen degjeneruese të një fushate parazgjedhore. Ishte brengosëse. Mjerim dhe pikellim i hapur të bashkëndjeje masën që turrej pa ideal, e poshtëruar, me shprese të thyer,e molepsur, e ç`nderuar me dy kilogram sheqer dhe një litër vaj. Aq ishte vlera. Aq ishte çmimi i dinjitetit atëbotë.
Une dhe bashkekohasit e mi jetuam në atë„shekull“- do rrëfejme një ditë, Ashtu si na rrëfyen neve prinderit tanë, për shekullin e tyre të skamjes. Mbase, shekulli i tyre mbeti dhe do vazhdoj të mbetet një shekull me: madhështi sakrifikimi, me urti burrërore, me halle të nënshtruara paqës shpirtërore, edhe me antagonizma por nënshtruar respektit, e mbi të gjitha me skamje të nënshtruar apsolutisht –dinjitet.
Nuk do trajtoj me gjërësisht këtu në formën e një gjine të eseut këtë teme e as nuk do i qasem më tepër përshkrimeve socio-letrare të fenomeneve përcjellese e përbërëse politike, shoqërore e kulturore të dukurise në fjalë ( mbase një gjë të tillë, e sidomos, mbi nivelin, kulturën, mentalitetin e interesin e votuesit dhe të votuarit tonë -nuk është e drejt të demonizohen verbërisht vetëm politikanët-, e kam trajtuar edhe në një shkrim të mëhershem : AVATARI POLITIK).
Sot, atje ne at` Tetovë th`rret telalli…!
Asnjëhere më alarmues. Asnjëhere me dramatik. Asnjëher me dinjitetvrare. Asnjëhere.
Andaj, JU atje poshtë, respektivisht, NE- edhe une me ju se bashku do zgjedhim „plakun“ e katundit me të madh me shqiptarë në Maqedoni. Qofte e bërrë !
Por, Kësaj radhe do bëhet NDRYSHE !
Për hir të gjakut të dëshmoreve, për hir të traditës e nderit mëparmë, për hir te amanetit të të parëve, për hir të nderit të“ shekullit të prindërve“, për hir të dinjitetit të sotmes, për hir të …ardhmërise së fëmijëve tanë- sot o kurrë !
Kemi ardhur në situate kufitare ose pragun e situatës siç njihet në teorite sociologjike.
Vetëm një hap me vonë do jete shume vonë.
Pra, jo - edhe nje mandat pa mentalitet devot, dinjitoz, autokton, origjinal, tradicional, demokratik, joegoist, vizionar, kreativ,…Jo apsolutisht, pa ndryshime radikale- se na mpiu e zeza ! Përgjithmonë !
Përmenda, ky shkrim ka karakter informues.
KËSAJ RADHE DO JETË NDRYSHE !
Në gjysmën e dytë të tetorit do të formohet „komisioni qytetarë“.
Ky komision, do te intervistoje, testoje e vlerësoje kandidatët për kryetarë publikisht, drejtperdrejt në media.
Ky komision, i përbërë nga shtatë anëtare, të cilët do zgjidhen nga shtatë subjektet të
shtresave dhe profesioneve të ndryshme, organizatave ose shoqatave laike e fetare, gjithashtu paraprakisht do debatojnë publikisht drejtperdrejte me qytetarët nëpërmjet mediave, e ku si përfundim do zgjedhin përfaqësuesin e tyre për KOMISION, të cilët si u përmend do debatojnë publikisht me kandidatët ( për më tepër rreth detajeve në vijim).
Komisioni qytetare me maturi, objektivitet e neutralitet dhe ne mënyrë profesionale do të profilizojë tiparet, aftësite dhe mundesitë e kandidatëve.
P.S. Informacionet rreth kësaj iniciative do të publikohen në të ardhmen sipas dinamikës së organizimit.
(Vazhdon)
…ç'të jetë
gjallë e varrosur në urinë e heshtur të njeriut
ambicie faraoni apo palcë skllavi


